DURRES- Task Forca e Prokurorisë së Durrësit dhe Antikrimi Financiar i policisë, nuk janë ndaluar vetëm tek arrestimi i kryetarit të komunës Rrashbull për dhënien e lejeve për ndërtime në zonën e rërës së plazhit.
Burime të “A1 Report” thanë se ka nisur verifikimi i pasurive të komunarit Hysen Gashi; shefit të Urbanistikës, Viktor Ndreka; dhe tre anëtarët e KRRT të komunës, Vasil Gjoni, Indrit Hamiti dhe Sabri Troci që janë tashmë në paraburgim, si edhe për tre anëtarët e tjerë të KRRT-së, Erifili Theollari, Nevjana Isufi dhe Fatjon Aliaj, që hetohen në masën e detyrimit për paraqitje.
Përveç verifikimit të pronave të patundshme në emër të zyrtarëve që janë tashmë në arrest apo hetim, është kërkuar informacion për bankat e nivelit të dytë edhe për numrat e llogarive që kanë vetë ata apo familjarët e afërt.
Burimet nuk bënë të ditur nëse ka patur informacione apo janë gjetur pasuri e vlera monetare të vënë nga abuzimet me lejet e ndërtimit në bregdet.
Të shtunën policia raportoi përfundimin e fazës së parë të operacionit që u konkludua me arrestimin e kryetarit të komunës Rrashbull në Durrës, Gazhi, të 4 zyrtarëve të tjerë dhe hetimin në masën e detyrimit për paraqitje për tre anëtarët e KRRT-së së komunës.
Arrestimi erdhi pas verifikimit të shkeljeve në dhënien e 15 lejeve të ndërtimit në zonën e plazhit, që dyshohet të jetë kryer kundrejt përfitimeve materiale.
Lejet janë miratuar pak kohë para vendimit të shtatorit të 2011, që urdhëronte pezullimin e lejeve të ndërtimit me vendim të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë deri përfundim të studimit të planit të përgjithshëm.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO