Skandali në FSHF, Veliaj në Repolitix: Hetim ndërkombëtar për Dukën, paratë e drogës pastrohen përmes ndeshjeve! Federata një klan që mbështetet nga Berisha dhe Meta, politika e llumit! (VIDEO)

Akuza të forta ka hedhur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në drejtim të kreut të FSHF-së, Armand Dukës, teksa theksa tha se ka dërguar në institucionet ndërkombëtare materiale që tregojnë sesi pastrohen paratë e drogës në Shqipëri përmes shitjeve dhe blerjeve të ndeshjeve të futbollit. Në një intervistë për emisionin 'Repoltix' në Report Tv, Veliaj tha se prej 20 vitesh në krye të FSHF, Duka ka kryer abuzime të pafundme, ndërsa u shpreh i vendosur për t'i shkuar kësaj lufte deri në fund.

"I kemi çuar informacione institucioneve ndërkombëtare qoftë ato që merren me pastrimin e parave, me trafikun e drogës dhe si paratë e drogës  futen në futboll për të shitur e blerë ndeshje, si pastrohen paratë që ti ja jep një ekipi, ai t'i kthen mbrapsht dhe institucioneve të ligjzbatimit ku ndeshjet gatuhen në Tiranë dhe shiten në një vend të Kinës", tha Veliaj. 

Duke e konsideruar FSHF si 'klani Duka', Veliaj u shpreh se ai po mbështet edhe nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, politika e llumit.

"E keqja nuk është asnjëherë e letë për ta mundur. sa më rrënjë ti këtë rrënjët aq më shumë kohë duhet. Ka 20 vite që qëndron aty, duhet të pyesim vetën a duhet të vijojmë dhe të shqetësohemi që me qindra fëmijë janë angazhuar në shoqata sportive fati i të cilëve përcaktohet nga ai njeri?  te futbolli elitar është pjesë e aksioneve, ato para nuk janë të miat personale, por të taksapaguesve dhe sigurisht që do të shqetësohem nëse ka shitje ndeshjes apo mashtrime, ku është fondi i solidaritetit që u dhanë për pandeminë, ku janë 100 fushat e sportit në Tiranë? Ky është një klan që ka futbollin, të drejtat televizive, reklamat dhe ka edhe politikë. Sot i doli zot partia e varesë dhe populli i 2 marsit. Llumi shkon me llumin, kur i ke puplat e zeza të gjithë sorrat do rrinë bashkë", tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, kërkoi sot hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke përgatitur një dosje voluminoze për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë. Beteja Veliaj-Duka vijon prej ditësh, ku kryetari i bashkisë Tiranë i kërkoi transparencë për zhdukjen e 2.1 milionë dollarëve të FIFA-s, ndërsa shtoi se presidenti i federatës po përdor futbollin për politike. Edhe në zgjedhjet e sotme në Shoqatën e Futbollit Tiranë, Veliaj tha se nuk do i njohin këto zgjedhje që ishin të manipuluar ku Armand Duka shtoi 24 persona anonim në vend të delegatëve legjitimë.  Duke e konsideruar FSHF 'bandë' dhe 'agjenci sigurimsash', Veliaj theksoi se do të depozitojë dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës. Veliaj u shpreh i vendosur për t'i shkuar kësaj çështje deri në fund, teksa theksoi se ata që kanë bërë falsifikime, do të shkojnë në burg.

 

 

VIDEO-Intervista e plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
A e mbështet Rama, Veliajn kundër Dukës? Kryebashkiaku: Kjo është beteja ime

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pyetur nëe 'Repolitix' nëse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama në 'betejë' e tij kundër kreut të FSHF, Armand Dukës, u shpreh se kjo nuk është një 'betejë' kombëtare. Veliaj theksoi se kjo është beteja e tij dhe se as nuk i ka kërkuar ndihmë Ramës.

"Kjo nuk është betejë kombëtare. Edi Rama ka qenë njeriu më i interesuar që të ketë fair play në të gjitha, lufta për të dobëtin dhe dhënia e shansit kujtdo për të patur suksese në jetë, janë parime të pamohueshme të Edi Ramës . Kjo është beteja ime, as nuk i kam kërkuar ndihmë Edi Ramës. Është një rraqe në futbollin shqiptar", tha ai.

Ora 21:32
Pse shoqatat nuk protestojnë kundër Dukës? Veliaj: Turp që heshtin, disa i ka mikluar me pasuri, disa i shtyp me varfëri

Teksa Armand Dukës po i dalin skandalet një e nga një dhe manipulimet që ai bën në zgjedhjet e shoqatave rajonale të futbollit e deri tek fondet e federatës, ende asnjë shoqatë e futbollit nuk ka protestua qoftë edhe simbolikisht ndaj tij, por e kanë mbajtur atë për 20 vite në krye të FSHF. Për këtë Veliaj ia vë fajin vetë Dukës i cili përmes rrogave shumë të larta i ka blerë një pjesë të stafit të FSHS ndërsa një pjesë tjetër e shtyp me varfërinë.

"Po të shikoje rrogat e FSHF nga 3 mln e 5 mln sikur të kishin klubet këto lloj rrogash ne do kishim bërë mrekulli. Një pjesë e madhe janë të blerë dhe tu vijë turp që heshtin para padrejtësisë. Disa heshtin se fusin miliona në xhep, disa që kanë mbetur në skamie me pagesa të vogla thonë të paktën të kemi atë. Disa i shtypin me varfëri dhe disa i miklojnë me pasuri të tejskajshme", tha Veliaj.

Ora 21:21
Veliaj: Kemi çuar informacione në institucione ndërkombëtare për Dukën dhe mafian e FSHF për trafik droge dhe si përdoren ato para për të blerë e shitur ndeshje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot në 'Repolitix' në Report Tv se i kanë dërguar informacione institucioneve ndërkombëtare mbi Armand Dukën dhe FSHF , për të hetuar për trafik droge dhe pastrimin e këtyre parave duke ia dhënë një ekipi.

"Po hetohet ky personazh pas 20 vitesh, ku ka abuzuar pa fund. Do bëjmë padi 15 shoqata, këta janë të regjistruar në Gjykatë jo këta delegatët që ky i gjen një natë para. Kjo do denoncohet dhe këta njerëz do shkojnë në burg. Sot kanë bërë një gabim trashanik, falsifikimi i listave që nuk i pa asnjeri dhe që u prodhuan në atë moment, dënohet me burg sepse ke marrë një përfaqësim që nuk të takon ty dhe ke falsifikuar. Kanë ndodhur hetime ndërkombëtare këtu edhe për trafikantë droge që mendohej se ishin të paprekshëm. Kemi pafund raste ku institucionet ndërkombëtare ku Shqipëria është në radar, jemi në kontakt, kemi çuar informacione për Armand Dukën dhe mafian e FSHF, i kemi çuar informacione institucioneve ndërkombëtare qoftë ato që merren me pastrimin e parave, me trafikun e drogës dhe si paratë e drogës  futen në futboll për të shitur e blerë ndeshje, si pastrohen paratë që ti ja jep një ekipi, ai t'i kthen mbrapsht dhe institucioneve të ligjzbaitimit ku ndeshjet gatuhen në Tiranë dhe shiten në një vend të Kinës", tha Veliaj.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • burgovski: 25/01/2022 09:49

    ske nevoje te flasesh me o lali, tani eshte drejtesia qe duhet te flasi per ty si individ dhe per llojin tend si fenomen. duhet te shkoje me kembet e tua te dorezoheshe tek autoritetet pasi po abuzon me pushtetin si askush tjeter ktu

    Përgjigju
  • Pano: 25/01/2022 07:06

    Tashme e kuptuan dhe rolin e Veliaj nga Mjaft tek Bashkia e Tiranes. Ky eshte sherbimi sekret i Rames. Qe grumbullin informacion per kundershtaret dhe ben gati dosjet. E nisi me fondet e Sorros dhe vazhdon me tonat. Ne menduam se vetem Berishe krimineli kishte struktura paralele. Ja qe paskemi keta jakat e bardha me kemishe pushteti akoma me te ligj. U pafte zoti ishallah!

    Përgjigju
  • arqile: 24/01/2022 22:25

    O erjon dergo mamin ti bej copa keta ajo ka forcen jo ti pusht.

    Përgjigju
  • Koli: 24/01/2022 22:23

    Mire e ke ti por ti Mjaftist Sorosist cfare je qe ske len cep pa betonizu se Salen e dim 30 Vjet car eshte. Pse nuk e fusni brenda pra? I keni bere ato te shkretet e 21 Janarit si lodra per politikat e juaja. Nderkohe avash avash po kthehemi ne diktature. Nje parti ka cdo gje. Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike