Sali Berisha dhe Ilir Meta çelën sot me pompozitet fushatën për zgjedhjet e 14 majit, por dy janë detajet që ranë në sy: stolat e boshatisur të stadiumit “Arena Kombëtare” dhe mijëra eurot e derdhura për organizimin e tubimit.
Por, nëse për të parën, pra boshatisjen e stadiumit, nuk ka nevojë të bëhet një përllogaritje sepse pjesëmarrja dukej qartë në transmetim live, për të dytën, pra për shpenzimet marramendëse për stage, foni, regji qendrore, materiale promocionale etj, ka nevojë për një llogari bazuar në kostot e tregut.
E nisim nga akti populist i Belind Këlliçit, i cili hyri në stadium me autobus, veshja me adeziv propagandues i të cilit kushton minimalisht 2.000 euro. E nëse kalojmë te stage i fjalimeve, ku përfshihen baneri gjigant, që vishte gjithë anësoren e fushës së stadiumit, plus led wall-in special me përthyerje, plus foni, çmimi total i të cilave shkon në mbi 50.000 euro.
Gjithashtu, u vunë re një sërë materialesh promocionale, të cilat u ishin shpërndarë pjesëmarrësve të paktë në stadium, e çmimi i printimit të të cilave shkon deri në 20.000 euro. Të mos harrojmë se vetëm regjia qendrore, shoqëruar me kran dhe dron, për transmetime live, kushton jo më pak se 10.000 euro.
Të gjitha këto janë vendosur në stadiumin “Arena Kombëtare”, qiraja e të cilit shkon nga 10.000 euro deri në 25.000 euro, në varësi të aktivitetit që zhvillohet aty.
Në një kohë kur ende nuk dihet kush e financon fushatën e çiftit Berisha-Meta, duke qenë se paratë që shpërndan KQZ-ja për fushatat zgjedhore i përfiton Partia Demokratike e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, totali i shpenzimeve për tubimin e sotëm e kalon shifrën e çmendur të 100 mijë eurove.
E teksa Bëlind Këlliçi flet për autobus falas, për një ditë fushate shpenzon mbi 100 mijë euro, të cilat mund të shkonin, në mos për të transformuar një qendër fëmijësh romë, ndoshta për të mbjellë qindra pemë në Tiranë.
Por me sa duket, Këlliçi e ka kapur kazmën dhe lopatën me dorë për herë të parë dhe të fundit në 8 janar 2022, kur shkatërroi selinë e Partisë Demokratike.
Materiale promocionale = 20.000 euro
Qira stadiumi Air Albania = 10.000 euro
Regjia dhe kamerat = 10.000 Euro
Veshja me adesiv e autobusit = 3,000 euro
Shërbim fonie = 15,000 euro
Ti je krriçi i Lales mo Belo Belo kandari
PërgjigjuPrej 1990 kto banda po han mbi shpinën e Shqiptarve Të them të drejtën është shum e mërzitshme Por nga ana tjetër mir bëjnë se Shqiptarët jan msuar Pse kto banda hajdutësh të bëjnë shfaqje me Lekët e Shqiptarve Kto shfaqje duhet të paguajnë mbështetsit e vet E jo taksat e Shqiptarve
PërgjigjuSa jam qesh. Belo te beje nje çerdhe te Romet… po ustai nuk rregullon shtepine e vet.. ndaj ezmeri Belo te shkoje te gabelet.
PërgjigjuKjo eshte nje hollesi e parendesishme per SPAKUN e Altin Dumanit te sotem! Cfare jane 100.000 euro kur behet fjale per shefat e padeklaruar te SPAKUT te sotem apo dhe te djeshmit? Asgje! Dhe cifti famekeq Like-Berisha e dine kete ndaj nuk e rruajne fare as per SPAKUN e as per organet e tjera ligjzbatuese te ketij vendi te botes se trete.Dhe presin shqiptaret diten kur keta te dy te paraqiten perpara drejtesise!Dhe pret Amerika me miliardat e saj veprime konkrete per kapjen e peshqve te medhenj nga SPAKU! Dhe pret BE qe Shqiperia te godase te pandeshkuarit e djeshem e te sotem per korrupsion e krime dhe per politikanet-mafioze te bien ne rrjetat e shpuara qe ne prodhim te ketij organi te kapur! Dhe prokuroret e SPAKUT bejne sikur jane ne pune e sikur godasin nenpunesit e ketyre sheikeve vampire,por mjeshterisht duke mos u ngaterruar me emrat e ketyre te dyve: Like spiunit me te ri dhe Berishes,superagjentit te shumefishte!Dhe sot keta festojne hapur e perbuzshem ndaj te gjithve duke demonstruar arrogancen dhe papendesen e tyre e pse jo duke u mburrur dhe perpara UDB-se e KGB-se se sotme si per te thene se shiko se cfare mund te bejme ne te dy!Dhe Dumani i sheh i trembur apo indiferent,sikur keta nuk jane nen juridiksionin e tij por te ndonje shteti tjeter ne Honolulu! EShte per tu frikesuar se ke kemi perzgjedhur ne kete organ nga i pari deri tek me i fundit.Asnje prej tyre nuk ka ndermend te sherbeje per pastrimin e politikes nga keta te dy mafioze 24 karatesh qe e kane marre rob kete vend prej 30 vitesh!Thjesht vegjetojne ne ate organ te rendesishem por te cvleresuar ne syte e popullit shqiptar perdite e me shume.Asnje fije shprese.Thoshte mire avokat Ngjela se nese brenda muajit shkurt nuk kemi goditje te ketyre nga SPAKU eshte keq puna.Iku shkurti, iku dhe marsi,po iken dhe prilli, do iki dhe viti 2023 dhe keta do vijojne te mbreterojne e te gezojne pasurite e grabitura pa u hyre gjemb ne kembe.Dhe kjo fale dhe shpreses se fundit e "Portugalise"= Altin Dumanit,i cili e ka zevendesuar me sukses Llallen si me fjale ashtu dhe me vepra!Per Dumanin korrupsion ka vetem majtas e ne qeverine socialiste,kurse djathtas jane rreshtuar vetem engjejt me ne krye kryeengjellin Berisha e pas ti dishepullin spion Metaj ,te rrethuar nga kamikazet diamant te paperpunuar Noka,Paloka,Tit Vasillaqi,Monika e te tjere!Dicka dinte Arben Kraja me vile ne Lalez qe vegjetoi si jo me mire duke premtuar goditje spektakolare e duke e bere rehat gjumin ne vilen e tij ne Lalez dehe sot e keshillon rregullisht edhe Dumanin te mos loze me zjarrin!
PërgjigjuMbrapa muzeut jepi i 20 ndonjë zonje aty e shfryu plak se paske mbledh shumë.