Skandali/”Pse na shave!” Lidhin e
varin 62-vjeçarin me eskavato

Skandali/”Pse na shave!” Lidhin e<br />varin 62-vjeçarin me eskavato
TIRANE- Çmenduria dhe keqtrajtimi nuk njohin kufi në këtë video që po bën xhiron në rrjetin social "Facebook" dhe që është xhiruar në një fshat të Beratit.

Në video duken dy të rinj që kapin dhe lidhin me litar një person rreth të 62-vjeçarin K.Tafa dhe çdo gjë e filmojnë dhe e hedhin në rrjet tek faqja FB “Jeta osht qejf”.

Ajo që për të moshuarin është tmerr, për të rinjtë e papërgjegjshëm është argëtim. Me litarin e lidhur rreth shpatullave ata e varin në kovën e një eskavatori mbi lumin, ku duket se mjetet e rënda punojnë në një lavatriçe zhavorri. I pafuqishëm ndaj dy të rinjve, 62-vjeçari kërcënon se do të vetëhelmohet në momentin kur ata e mbanin me forcë dhe e lidhnin.
 
Pamjet pa koment të publikuara në rrjetin social “Jeta osh qef” janë pa koment, por kanë ngjallur irritim e të gjithë komentuesve në rrjetin social

POLICIA: AUTORET: DJALI DHE NIPI 
Pas publikimit të videos në faqen Shqiptarja.com policia nisi hetimet dhe mundi të identifikojë në Berat autorët e saj. 

Sipas policisë, personi që është lidhur dhe varur është shtetasi K.Tafa., 62 vjeç, banues në fshatin Arrëz të rrethit Berat. Ndërsa personi kryesor që e ka lidhur K.Tafën me litar dhe që sipas të dhënave ka pasur idenë e videos është Neritan Veis Tafa, 42 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Berat. Dy personat e tjerë që marrin pjesë në situatën e lartpërmendur janë Danjel dhe Anxhelo Tafa dhe janë djemtë e Neritan Tafës.
 
Që të tre këta persona kanë lidhje fisnore me 62-vjeçarin K.Tafa.

Sipas policisë, autorët janë të afërmit e personit që varnin dhe në komunikimet e para kanë deklaruar se ishin duke bërë shaka. Policia pritet të marrë në pyetje edhe personin që lidhej për të sqaruar plotësisht ngjarjen, ndërsa ende nuk bëhet e ditur nëse dy autorët janë vënën nën akuzë. 

Filmimet, 4.46 minuta janë bërë me celular nga vetë të rinjtë, të cilët këto veprime skandaloze duket se i bëjnë për argëtim. “Kjo nuk është shaka. Kjo nuk është shaka”, përsërit shpesh i moshuari, ndërsa i kërkojnë llogari se pse “i ka sharë”.
 
CFARE TREGOHET NE PAMJE 
E gjithë skena ndodh buzë një lumi, pranë një kantieri ndërtimi që duket se merret me nxjerrjen e inerteve.
 
 Gjatë kësaj kohe djemtë qeshin, ndërkohë që skena ndiqet nga disa persona të tjerë që megjithëse nuk duken në kamera dëgjohen zërat e tyre.
 
“Mbaje mend po nuk u helmova. Do të pij nga ato ilaçet e qenit”- thotë ai duke iu drejtuar disa personave që ndodhen aty, por nuk duken në kamera.
 
Pastaj burri i veshur me një bluzë bojëqielli me viza të zeza dhe që mban një kapele të kuqe e tërheq drejt lumit. 

Burri i lidhur përpiqet ta ndalojë por nuk mundet. Ndërkohë që djali tjetër, i veshur me xhup ngjyrë jeshile çon eskavatorin drejt bregut të lumit. Të gjitha veprimet shoqërohen me të qeshura, dhe thonë se po e bëjnë pasi burri i mjerë i kishte sharë.
 
Më pas e lidhin në kovën e eskavatorit dhe e ngrenë lart dhe e drejtojnë nga lumi. E gjitha kjo është skenë qesharake për të rinjtë.
  
Burri përpiqet ta mbahet në litar. Pasi e lënë në ajër në mes të lumit për gati 1 minutë e nxjerrin në breg dhe i thonë “Do më shash më. Skandali shkon deri aty sa djemtë duan të bëjnë foto me burrin ende të varur në litar.
 
INDINJATA E KOMENTUESVE
Ka ngjallur shumë indinjatë videoja. Shumë komentues kërkojnë që kjo video t'i dorëzohet policisë e cila të identifikojë përgjegjësit e veprimeve mostruoze dhe nëpërkëmbjes së një 62-vjeçari.

Redaksia online 
(e.s/gxh/sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK