TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut Safet Gjicit për t’u liruar nga burgu pas skandalit seksual në bashkinë e Kukësit. Gjici kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se hetimet mbaruan dhe nuk ka rrezik për prishjen e provave. Por GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, që Gjici të qëndrojë në burg.
Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë, nën akuzë për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
Vetë 40-vjeçarja ka pranuar para gjykatës se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)