Skandali te Onkologjiku, deputeti i PD-së kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Tirane- Nisur nga skandali i fundit tek Onkologjiku ku prokuroria e Tiranës zbuloi si zhvateshin pacientët me tumor deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë.

Në një postim në Facebook, Agalliu thotë se është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë dhe të kuptohen arsyet se pse nul funksionon sistemi i mbrojtjes së pacientëve.

"Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.Duhet të qartësohen arsyhet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon. Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni' thotë Agalliu.

Prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë abuzimi dhe zhvatjeje me pacientët e sëmurë me tumor, të cilët transferoheshin nga spitali shtetëror në klinika private, për qëllime përfitimi.

Të paktën 5 mjekë dhe specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën universitare Nënë Tereza, QSUT, në Tiranë, si dhe dy administratorë të një spitali privat dhe një depoje farmaceutike, u vunë në arrest shtëpie ose me masën detyrim paraqitje pasi po hetohen të përfshirë në këtë skemë. Mes tyre dhe zëvendës drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi.

Prokuroria zbuloi se pacientët e diagnostikuar me tumor shkonin në spitalin shtetëror të Onkologjikut në QSUT, për të marrë shërbimin shëndetësor publik, orientoheshin që shërbimet t'i merrnin në klinikën mjekësore “Megis” në pronësi të mjekut të këtij spitali, Edmond Gashi, që e kishte në zonën e Astirit  në Tiranë.  

Jo vetëm kaq.Telefonat e mjekëve dhe koordinatorëve të shërbimit kanë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë kanë rezultuar biseda e pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostatike me vlera të konsiderueshme që nxirreshin jashtë spitalit Onkologjik apo bliheshin me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci, si dhe tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale.

Gjithashtu aparatura e vetme 'Kobalto Terapinë' e cila shërben për radioterapitë u la jashtë kushteve teknike me qëllim që pacientët të mos e merrnin shërbimin tek Onkologjiku por në klinika të tjera private, duke u kthyer në burim rreziku jo vetëm për mjekët që punonin por dhe pacientët.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pacienti: 26/06/2024 11:37

    Cuditen disa persona te politikes si te majte e te djathte per skandalin tek onkollogjiku,mos te hiqen se nuk dine sesi funksionon mjekesi tek ne,ju leverdis te dy palëve me hesht se per veten e tyre kurohen hjashte,gjithe populli e di se doktoret po jau pin gjakun,ku te ankohen te qeveria? qe i kan dal te gjithe antaret hajduta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat