Skandali te Onkologjiku/ Një flakon deri në 1500 euro, si ia reduktonin dozat pacientëve me kancer dhe ia çonin ‘tepricat’ farmacive

Skandali te Onkologjiku/ Një flakon deri në 1500 euro, si ia reduktonin dozat pacientëve me kancer dhe ia çonin ‘tepricat’ farmacive

1719307559_onkologjikumegisfarma.jpg

Zbardhet dosja hetimore në lidhje me skandalin në QSUT, ku mjekë dhe punonjës të spitalit Onkologjik të Tiranës, abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, dokumentohen shkeljet e bëra nga mjekët dhe punonjësit, që orientonin pacientët drejt klinikave dhe spitaleve private.

Po ashtu aty dokumentohet dhe rruga se si merreshin medikamentet dhe se kush ishte përgjegjës për skemën e mashtrimit.

“Nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi Devis Beqiri (S'ka masë ndaj tij) merrej me tregtimin dhe shpërndarjen e barnave, të cilat janë kontrabandë. Këto barna vijnë kryesisht nga Italia dhe Greqia, por ka dhe barna turke që kalojnë nga pika të ndryshme doganore.”, sqarohet në dosje.

Sakaq, aty thuhet se nga informacionet e marra në rrugë operative, ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor ka kryeinfermieri i pavionit, pasi marrin programet e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti, duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk i lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim, por një pjesë e kësaj kure nxirret për t’i blerë jashtë spitalit, konkretisht në dy farmaci në Tiranë.

“Një medikament për kimion është më shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 euro deri në 1500 euro. Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion dhe ka raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si ‘Kapa’ ku bëhet përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërhiqte medikamentin, edhe pse nuk është radha e tij për kurim, por në listën e pritjes është një person tjetër.”, sqarohet më tej në dosje.


Lajmi kryesor:

Zbardhet dosja/Si çoheshin pacientët e Onkologjikut tek klinika 'Megis' e doktor Mondit, pazari për operacionin 3 mijë euro! Dëshmitari: Doktori u prish në fytyrë kur refuzova ti bëja kimion mamit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi