Skandali te ‘Shefqet Ndroqi’/ Rama: I keqardhur për ngjarjen! S’ishte e lidhur me mjekët, nuk zhbën punën e tyre (VIDEO)

TIRANË- I keqardhur për skandalin te ‘Shefqet Ndroqi’, kryeministri Edi Rama theksoi se nga investigimi i bërë Tire Alldervishi nuk rezulton të jetë e lidhur me mjekë. Një ngjarje e tillë për kreun e qeverisë në zhbën punën e mjekëve të cilët punojnë në kushte të vështira si heronj të vërtetë në këtë periudhë pandemie të COVID-19. 

Rasti i tillë, sipas kreut të qeverisë duhet të jetë edhe një kambanë alarmi edhe për njerëzit që të mos ndjekin rrugë të tilla, pra të japin para në këmbim të një shërbimi, pasi shëndetësia është në dispozicion të qytetarëve. Ai pranon se një ngjarje e tillë cenon imazhin  mjekëve, duke krijuar një pëceptim në publik se kjo është mënyra e punës së bluzave të bardha në shëndetësinë shqiptare, por për Ramën kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Jam mirënjohës për mjekët dhe infermieret sidomos për ato që punojnë në këto kushte dhe në këtë situatë kaq të ngarkuar. Jam i keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që cenon imazhin, reputacionin dhe punën e jashtëzakonshme të mjekëve, dhe krijon perceptimin që kjo është një mënyrë e të punuarit, realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer në atë ngjarje është puna e bërë nga gazetarët investigativ se kanë nxjerrë në pah një llum, tejet të papërtypshëm. Do thoja që investigimi i tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte i lidhur me mjekët dhe ishte zinxhirë, duhet të jetë një kambanë alarmi, për njerëzit që janë në alarm, që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla se ne jemi në dispozicion., E dimë që nuk ka pyll pa derra, ku ka asnjë sistem ku mund të gjenden fundërrina të tilla, por kjo nuk e bën sakrificën dhe madje në këtë rast heroizimin. Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën dhe ju jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm nuk keni lënë njeri rrugëve, por keni përballur rrezikun, edhe pse ju janë kanë garantuar mjetet mbrojtëse. Besoj se me gjithë ndryshimet që po bëhen dhe nga infrastruktura e paga, dhe në këtë aspekt do ketë përmirësim. Nuk do të ndalemi këtu, jemi në diskutim për të krijuar më shumë pavarësi të njësive administrative. Faktikisht duke parë sa thellë e ka bërë Turqia kapërcimin nga një fazë, si ofertë dhe kërkesë dhe se si këto probleme të ryshfetit janë zgjedhur me sistem duke fuqizuar mjekët dhe autonominë e sistemit besoj që edhe nga kjo eksperiencë dhe një grup të përbashkët pune do e çojmë në një nivel më të konsoliduar", tha Rama, teksa ishte i pranishëm në Qendrën e re Shëndetësore numër 1 në Tiranë.

Sanitarja që u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID 8 mln lekë të vjetra u la sot në masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Pas zbulimit të skandalit, Tire Alldervishi sanitarja që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID rreth 8 mln lekë të vjetra, u arrestua dje nga uniformat blu. Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i "premtuar" se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi se kundërta. Alldervishi nuk ishte në pavionin ku ishte pacientja dhe për të shkuar në atë pavion hiqej sikur ishte tezja e saj.  

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 14/01/2021 20:53

    Zoti K.Minister,do te beje mire te heshtje...derisa hetimet te perfundojne.Kush ka lidhje kur nji te semuri te shtruar ne spital nuk i sherbehet ?...

    Përgjigju
  • tirons: 14/01/2021 20:12

    ky e ka budallallekun dhe mungesen e logjikes ne proporcion me gjatesine, ska faj... dale ta ndjek nje cike kete logjiken idiote te ketij se mbase na con diku (ky vec ne hale te con). po e verteta eshte se ashtu i duhet e ashtu flet ... I bie qe pastrusja e sillte verdalle gjithe spitalin e bente si i donte qejfi. Ne sikur jetojme ne hene bashke me kete palloshin e s'dime se si behen gjerat ne spitale. Aty ne spitale jane te lidhur ne nje rrjete te tere zhvatjesh e korrupsioni qe mos te renet bixha te hysh ne ate dere (shefat jane na maje, e mashat infermiere pastruese jane funksionalet). Normal qe nxjerrin pastrusen ta haje tashti qe shpertheu viktima me prova ... te pakten ata qe luajne shah e dine ... ushtari iken direkt... figurat e ruajne vetem shume mire ... per me teper marin dhe epitete te papara per vlerat qe kane. E verteta eshte qe keta heroj doktore brenda tyre jane njesoj me cdo oportunist e llum njerezor qe te vrasin pa ju dridhur syri (nga injoranca a me vetdije pak rendesi ka). Thjesht sepse jetojne ne ate vend qe quhet Shqiperi .... Te tremb me sigurine me te cilen i etiketon Rama keto plehra reth kesaj rrjete te frikshme vdekjeje. Kjo dhe nje here tregon se sa thelle ne m*** jane gjithe shqiptaret.

    Përgjigju
  • Operacioni: 14/01/2021 20:04

    Qeveritaret tane nuk duan me ja dite fare per korrupsionin ne mjeksi,doktoret kur bejne operacion te therrasin te zyra e te thon un dua kaq para,narkozistit kaq,infermjereve kaq me paturpesi.Qeveria i ka lene te lire doktoret qe te marrin para,por te pakten mos te dalin ne mbrojtje te tyre.Qeveritaret sherbimet mjeksore i marrin ne spitalet private ose jashte.Shkreti popull cpo vuan te gjithe jan cua me i xhvat

    Përgjigju
  • sapa: 14/01/2021 17:17

    Kur do i kthehesh realitetit o i pafytyre?mos kujton se krijove parajsen keto 7 vjet qeverisje o injorant me kuptimin e fjales?Ska pike dyshimi qe ky vend nuk behet edhe po ta marrin te huajt ne dore por te pakten tregoju realist o sharlatan!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/01/2021 16:30

    Guxim i Paftyrsise dhe Poshtersise Korruptive Pushteterore 30 Vjeçare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen