Burg për Tire Alldervishin! Mesazhi i fortë i gjyqtares pas vendimit: Publiku i tronditur, të thellohen hetimet! S'përjashtohet bashkëpunimi (VIDEO)

Sanitarja  e ‘Shefqet Ndroqit’ që u hoq si infermiere dhe i mori 800 mijë lekë vajzës së një pacienteje me COVID, e cila më pas humbi jetën, ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi 'arrest me burg' për Alldervishin për akuzën 'mashtrim me pasoja të rënda'.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ka deklaruar në seancë se po zhvillohen hetime nëse kemi të bëjmë një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me COVID-19. Duke dhënë detaje ai është shprehur se Alldervishi ka kërkuar fillimisht 2 mije lek vetëm për të futur telefonin.

Tirja i jepte kallëzueses edhe një liste me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Ajo në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lek, madje i cilësonte pak. Në funksion të hetimeve, prokurori bëri me dije se do të sekuestrohen në vijim kartelat shëndetësore tek "Shefqet Ndroqi".

Në vendimin e saj gjyqtarja Rexhina Memlika dha një mesazh shumë të fortë. Ajo u shpreh e pakënaqur nga klasifikimi i veprës penale nga prokuroria duke sugjeruar ndryshimin e kualifikimit të akuzës në 'mashtrim me pasoja të rënda'. Memlika tha se publiku është i tronditur dhe është nevoja për hetim të thelluar dhe se masa e marrë për të akuzuarën është masa më evidente që të parandalohet në çdo lloj mënyrë çdo lloj veprimi që në këtë lloj situate të krijohet kjo formë abuzimi.

Pas zbulimit të skandalit, Tire Alldervishi sanitarja që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID rreth 8 mln lekë të vjetra, u arrestua dje nga uniformat blu. Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i "premtuar" se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi se kundërta. Alldervishi nuk ishte në pavionin ku ishte pacientja dhe për të shkuar në atë pavion hiqej sikur ishte tezja e saj.  

Përmes një reagimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënoi me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares Tire Alldervishi, tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, rast i bërë publik në emisionin investigativ “STOP”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:54
Vendimi për Tire Alldervishin/Gjyqtarja: Publiku i tronditur, ka nevojë për hetim të thelluar! Nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit (VIDEO)

Gjatë shpalljes së vendimit gjyqtarja e çështjes, Rexhina Memlika, sugjeroi ndryshimin e kualifikimit të akuzës në 'mashtrim me pasoja të rënda'. Memlika tha se publiku është i tronditur dhe është nevoja për hetim të thelluar.

"Gjykata vendosi vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj Alldervishit dhe caktimin e masës së sigurisë 'arrest me burg'. Gjykata ngarkon prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në bashkëpunimin me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. Duke marrë parasysh çështjen, e cila për gjykatën paraqet një shkallë rreziku shumë të lartë, në rastin konkret pavarësisht rezervave që konstaton gjykata në momentin e kualifikimit të veprës çmon se në rastin konkret krimi është vazhdues. Shkalla e rrezikut është shumë më e lartë se ajo që paraqitet në rastin konkret, pasi pasojat janë shumë të larta. Referohen detyrime që përmbushen nga palët në kushtet e funksionimit të një shërbimi shëndetësor falas dhe që imponohen palëvë që të hyrjnë edhe me detyrime ndaj të tretëve për të përballuar kostot e këtyre shërbimeve që në i takojnë shtetit. Dyshimi që mund të ketë momente të tjera për bashkëpunim por këto i takojnë hetimit. Aq më shumë që prezumohet se është dhënë gjithë ky shërbim. Në referim të vlerave gjykata ccmon dhe i sugjeron akuzës se kjo vepër duhet të ndryshojë në akuzën e "mashtrimit që ka sjellë pasoja të rënda". Kjo ka sjellë pasoja të mëdha edhe te të gjithë shtetasit që përjetojnë një lloj terrori. Është diçka absolutisht e rëndë dhe gjykata sigurisht që nuk e vë në dyshim fare masën e sigurimit. Është masa më evidente që të parandalojë në çdo lloj mënyrë çdo lloj veprimi që në këtë lloj situate të krijohet kjo formë abuzimi. ", tha gjyqtarja Rexhina Memlika.

 

Ora 10:29
Zbardhen detaje nga skema e mashtrimit, Tire Alldervishi hiqej si tezja e pacientes me COVID

1610616619_161061517710.jpg

Të tjera detaje janë mësuar nga mënyra se si mashtronte Tire Alldervishi, që u prezantua si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje në COVID-2 800 mijë lekë.

Burime për Report Tv nga spitali thonë se sanitarja Alldervishi ështëhequr tek personeli i sanatoriumit, sikur e kishte teze pacienten, që më pas fatkeqësisht humbi jetën.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirja: 18/01/2021 02:35

    E shkreta tire. Nuk do ti lene akuza pa i gjetur. Tire Meta Tire berisha Tire Ramaj edhe Tire Basha nuk kapen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja