Kjo do të ishte java e ëndrrave për Rubén Robles, i lindur në Castelló, por banues në Sant Joan de Moró dhe Jéssica Sales, nga Vinaròs. Çifti i turistëve prej muajsh ishin përgatitur për të vizituar Shqipërinë, pasi janë të apasionuar pas kanioneve, si edhe kishin dëshirë për të zbuluar më shumë për vendin tonë.
Ata shoqërohen nga spanjollë të tjerë të ardhur për të njëjtin qëllim, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk kanë mundur që të zbulojë më shumë për Shqipërinë dhe shkak janë bërë valixhet të cilat kishin mbetur në aeroportin El Prat.
“Një koleg ka një GPS në valixhen e tij dhe i thotë se janë ende në Barcelonë”, thotë Rubén.
Por përveç problemit me valixhet, turisti spanjoll nxjerr një pah edhe një problematikë, shtyrjen e orarit të udhëtimit, që e cila ndodh shpesh nga kompania Wizz Air. Ai thotë se udhëtimi ishte planifikuar në orën 10:00, por avioni u nis në 13:00.
“Na kanë ngatërruar udhëtimin. Fluturimi duhej të nisej në dhjetë, hipëm në aeroplan në njëmbëdhjetë dhe ai nuk u ngrit deri gati në një. Ata që erdhën të shtunën kishin katër orë në aeroport. Dhe për më tepër, kur mbërritëm, të gjithë u gjendëm pa bagazhe”.
Një media spanjolle shkruan se linja ajrore Ëizz Air, e cila është i ka sjellë turistët në Shqipëri, ende nuk u ka dhënë atyre shpjegime për situatën që ka ndodhur me valixhet, duke u thënë se nuk kanë çfarë të bëjnë.
Ruben tha se do të qëndrojë vetëm një natë në Tiranë dhe më pas do të nisen për në Barcelonë.
Komente











Me gjithe ato valixhe qe keni marre me vete u dashka te presesh edhe linjen tjeter ajrore qe te te sjelle pjesen tjeter or teeeejjjjj.
Përgjigju