Skandali/ Zbardhet vendimi për lirimin e vëllait të Alketa Vejsiut! Prokuroria ndryshoi akuzën për t'i ulur dënimin

Report Tv zbardh të plotë vendimin e Gjykatës së Lezhës që me kërkesë të Prokurorisë liroi nga qelia Endrit Vejsiun, vëllanë e moderatores Alketa Vejsiu, i arrestua një vit më parë me 3 kg kanabis si dhe 4 mina me telekomandë në bagazhin e makinës.

Nga bashkimi i dy veprave penale që rëndojnë mbi Vejsiun, “Prodhimin dhe shitja e narkotikeve”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, organi i akuzës kërkoi dënimin me 5 vite burg, që me gjykim të shkurtuar shkon në 3.4 vite heqje lirie. Po ashtu, Prokuroria e Lezhës i kërkoi Gjykatës së këtij rrethi që të pezullojë dënimin me burg për të pandehurin Endrit Vejsiun, duke e çuar në Shërbim Prove për një periudhë kohore prej 5 vitesh, dhe gjatë kësaj kohe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale, të mos përdorë armë, si dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar. 

Ndërkohë, në vendimin e Gjykatës së Lezhës, që mban datën 15 Tetor të këtij viti, vërehet se Gjykata ka dhënë një dënim më të ashpër seç ka kërkuar Prokuroria e Lezhës, duke e dënuar Vejsiun me 6 vite burg, e që me uljen e 1/3, dënimi shkon në 4 vite heqje lirie.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, thuhet se duke qenë se Endrit Vejsiu ishte i padënuar më parë, Gjykata me kërkesën e Prokurorisë kërkoi pezullimin e dënimit, duke e kaluar nga burgimi në shërbimin e provës.

Skandali me drejtësinë thellohet edhe më tej, kur për këtë çështje, Prokuroria ka ndryshuar edhe një nga veprat penale.

Pretenca e prokurorisë

Fillimisht, pas arrestimit të Vejsiut, policia i referoi materialet me akuzën e “Trafikimit të lëndëve plasëse”, vepër penale kjo e ndryshuar tashmë në atë të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal. Në këtë nen thuhet se: Mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Një vit më parë, policia e Lezhës njoftoi zyrtarisht se minat me telekomandë Vejsiut iu sekuestruan në bagazhin e makinës, e jo në banesën e tij. Në Kodin Penal, në nenin 278 për prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe të municionit, në pikën shtatë thuhet: Mbajtja e armëve, i bombave apo minave, ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Në këtë pikë rikujtojmë se është pikërisht kjo vepër penale që akuzohet Vejsiu, pasi minat me telekomandë i janë gjetur në automjet dhe në ambiente publike.

Vendimi i gjykatës

Ndërkaq, në dosjen e Prokurorisë thuhet se “për shkak të njohjeve shoqërore që Vejsiu ka në rrethin e Lezhës me të cilët bashkëpunon në ushtrimin e aktivitetit të tij kriminal, ka kërkuar blerës për të shitur lëndën narkotike si dhe një sasi lënde plasëse të cilën do ta trafikonte nëpërmjet portit të Shëngjinit drejt shtetit Italian.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 23/10/2019 13:05

    Ska problem ben burg motra per kete

    Përgjigju
  • Beni: 23/10/2019 06:12

    Si duket vetingu ka akoma shume pune per te bere mos harroni kryerin e bashkise ne Meksike qe u terhoq zvarre nga zgjedhesit ka ardhur koha qe te votohen edhe prokurore e gjyqtare jo nga parlamenti por nga populli

    Përgjigju
  • Arturi: 22/10/2019 23:11

    Uhat dhe fak, pese faqe vendim!!!!!.....per ta liruar kete kriminel terrorist....hajde zbardhje e vendimit hajde, ky vendim qenka si gazete porno....pasqyron niveli e gjyqtarit të grupit të KÇK.

    Përgjigju
  • XXXxx: 22/10/2019 21:47

    Hajde rrumpalle shtet hajde. Ku pjerdhin kta prokurore e gjyqtare nga vetingu. Po nje avaz vazhdon.

    Përgjigju
  • Pyka: 22/10/2019 17:42

    Ky djali që e ka bërë ka bërë zgjedhjen e tij,por KÇK e prokurorisë dhe e gjykatës çfarë zgjedhje bëri.Turpi eshtë për ata që e kuptojnë.800 anëtaret e KÇKse jane të gjithë njësoj..1-antipopull..2-antishqiptar..3-antikombëtar..Thefshin qafën....

    Përgjigju
  • donela: 22/10/2019 17:00

    Ky pleher,ky kriminel kujton se behen para duke vrare njerez me arme e lende plasese,mos i hengsh ato leke qe fiton monster,kriminel i ndyre,vemje qe nuk punon ne menyre te ndershme e ta fitosh lekun me djersen e ballit.

    Përgjigju
  • Almiri: 22/10/2019 16:50

    Ça ja fut kot dhe kjo gazetare, po çekiçit i bie gjyqtari mos gazetare jo prokurori, keshtu e kemi mesuar ne shkolle te pakten. Krimineli eshte ne ujedi me gjyqtarin dhe sebashke formojne grupin KÇK.

    Përgjigju
    • Sala: 22/10/2019 17:26

      O almiri prokurori i con letrat ne gjykate si te doje ai,dhe pastaj gjykata ne baze te letrave te prok.jep gjykimin

    • Agjenti: 22/10/2019 17:21

      Akuzen ta cakton prokurori.

  • Bardhoku: 22/10/2019 16:44

    E kane pordhos si prokuroria si gjykata......do kene marre nej lek fukarenjt!

    Përgjigju
    • Shoku bardhokut: 22/10/2019 22:20

      Bardhok po ti nga e di se do ken marr lek? Un them kan marr euro ose paund

  • Miti: 22/10/2019 16:38

    Kur te vrasi dhe ky ....nja 5 veta sic vrau i biri i Luiza Xhuvanit, do kujtohen ta fusin ne burg prej verteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë