LEZHE -  Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia e burgut Endrit Vejsiun, vëllanë e moderatores Alketa Vejsiu i cili u arrestua një vit më parë me 4 mina me telekomandë dhe 3 kg lëndë narkotike.

Endrit Vejsiu u dënua me 6 vite burg për dy vepra penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Pavarësisht dënimit Vejsiu nuk do të qëndrojë në burg pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i shkon në 4 vite heqje lirie, të cilat sipas gjykatës ai do t'i shlyejë pjesën e mbetur të dënimit me shërbim prove për një periudhë kohore prej 5 vitesh dhe jo pas hekurave. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga Artan Hajredinaj.

Endrit Vejsiu u arrestua nga policia e Lezhës mbrëmjen e 30 shtatorit të vitit 2018, pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë, në automjetin e tij u gjeten të fshehura  4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis. Nga hetimet e prokurorisë, Vejsiu rezulton se ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikonte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë.

Video e tetorit 2018 kur Endrit Vejsiu del para gjykatës së Lezhës

5 vite shërbim prove, Gjykata: të lirohet nga burgu "Jordan Misja"

Për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", gjykata e dënoi Endrit Vejsiun me 5 vite burgim.  Për "mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve", armëve shpërthyese dhe municionit, gjykata e dënoi me 5 vite, pra 10 vite në total për të dyja veprat. Por në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, me bashkimin e dënimeve për disa vepra penale ndaj tij u mor një dënim i vetëm prej 6 vite burgim. Në sajë të gjykimit të shkurtuar, Endrit Vejsiut i ulet 1/3 e dënimit, dhe përfundimisht dënohet me 4 vite burgim, thotë Gjykata e Lezhës në vendimin e saj marrë më 15 tetor.

"Në aplikim te nenit 59 te Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të pjesës së dënimit të mbetur pavuajtur, duke e vënë në provë të pandehurin, për një periudhë kohe prei 5 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së këtij vendimi, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës Zyra Vendore Tiranë", thuhet në vendimin e Gjykatës që e ka dënuar përfundimisht me 5 vite shërbim prove. Me këtë vendim shuhet edhe masa e arrestit dhënë nga Gjykata më 2 tetor 2018 dhe lirimi i tij nga burgu "Jordan Misja".

Endrit Vejsiu duhet gjithashtu që mos shoqërohet me persona të dënuar si dhe të mos mbajë apo përdori armë.

Pika e fundit e vendimit të gjykatës është që "provat materiale konkretisht materiale bimor (cannabis sattiva) sekuestruar me datë 30.09.2018 në automjetin tip OPEL CORSA, me targa AA 419 SP që drejtohej nga shtetasi Endrit Vejsiu të asgjësohet, e cila është lënë në ruajtje në Magazinën Qendrore të drogave Tiranë"

VIDEO e aksionit të Shtatorit 2018 ku u arrestua Endrit Vejsiu

Vendimi i Gjykates se Lezhes

1. Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Vejsiu per kryerjen e vepres penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Vejsiu për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/5 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

3. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve për disa vepra penale dhe dënimin e të pandehurit Endrit Vejsiu, me një dënim të vetëm prej 6 (gjashte) vite burgim.

4. Ne zbatim te nenit 406/1 te Kodit te Procedures Penale, te pandehurit Endrit Vejsiu i ulet 1/3 (nje e treta) e denimit te dhene, duke u denuar perfundimisht me 4(kater) vjet burgim.

5. Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te pjeses se denimit te mbetur pavuajtur, duke e vene ne prove te pandehurin, per nje periudhe kohe prei 5(pese) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe, duke filluar nga dita e neserme e shpalljes se ketij vendimi, i pandehuri te mos kryeje asnje veper tjeter penale si dhe te mbaje kontakte me Sherbimin Proves Zyra Vendore Tirane.

6. Ne aplikim te nenit 389 te K.Pr.Penale urdherohet shuarja e mases se sigurimit "Arrest ne burg" dhene ndaj te pandehurit Endrit Vejsiu me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe Nr 336 date 02.10.2018 dhe lirimin e menjehereshem te pandehurit Endrit Vejsiu nga ambientet e IEVP “Jordan Misja” Tirane, nese nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i denuar per ndonje veper tjeter penale.

7. Në zbatim të kërkesave 60 pika 9 dhe 10 të K.Penal të urdhërohet i pandehuri Endrit Vejsiu që mos shoqëerohet me persona të dënuar si dhe të mos mbajë apo përdori armë.

8. Në bazë të nenit 190 pika 1 gërma “b” të K.Proc.Penale, provat materiale konkretisht materiale bimor (cannabis sattiva) sekuestruar me datë 30.09.2018 në automjetin tip OPEL CORSA, me targa AA 419 SP që drejtohej nga shtetasi Endrit Vejsiu të asgjësohet, e cila është lënë në ruajtje në Magazinën Qendrore të drogave Tiranë.

Endrit Vejsiu