TIRANË- Nisja e eventit sportiv ‘Giro d’Italia’ nga Shqipëria, për herë të parë në histori, për kryeministrin Rama është dëshmi e një certifikate të një Shqipërie të rilindur. Kështu i përgjigjet Rama një komentuesi që sipas tij ‘Shqipëria s’ka rrugë për Giro D’Italian, por dëgjojmë vetëm lotët e Ballukut’.
Kreu i qeverisë shprehet se organizatorët jo vetëm që kanë ardhur vetë këtu për t’i parë rrugët, por kanë dhënë vlerësime pozitive për të gjitha kushtet si për infrastrukturën, por edhe sigurinë.
“Urime për iniciativën dhe promovimin, por ende s’ka rrugë Shqipëria. Vetëm lotët e Ballukut dëgjojmë, dhe rrugë nuk shikojmë”, i shkruan Auel Cepele-kryeministrit Rama.
“I dashur Aurel ti thua Shqipëria s’ka rrugë për Giro d’Italia, sepse dëgjojmë vetëm lotët e Ballukut thua ti, por rrugë nuk shohim. Ndërkohë të zotët e punës që organizojnë xhiron, nuk e dëgjojnë fare Ballukun, madje kam përshtypjen as nuk e dinë kush është, por kur kanë ardhur vetë në Shqipëri për të parë kushtet, jo vetëm i kanë parë rrugët por kanë bërë një vlerësim shumë pozitiv, të të gjitha kushteve, infrastrukturë, hoteli, siguri, pastërti dhe ekipe profesionale në çdo bashki, fjalët e tyre këto jo të miat”, i përgjigjet Rama.
Kryeministri thotë se organizimi i këtij eventi në Shqipëri, deri pak vite më parë ishte një ëndërr me sy hapur, por sot është kthyer në realitet.
“Tani çtë të them unë, kohë e çuditshme ka ardhur me disa nga ne, vëllai im shqiptar. Deri dje ishin deri në fyt dhe nxeheshim me të huajt që s’na hidhnin as sytë, ndërsa sot nuk i shohim ndryshimet që ja bëjnë muu dhe çuditemi me miliona të huaj që vijën në këtë vend, ku s’ka rrugë, ku s’ka drita, s’ka ujë, s’ka bukë, dhe ku vriten njerëzit përditë rrugë më rrugë. S’di vërtetë çtë them për rrugët që ti i dëgjon, por nuk i sheh, madje thua dëgjojmë në shumës dhe nuk i shohim në shumës. Se siç thotë populli nuk sheh syri, por sheh mendja. Nuk ka të verbër më të verbër se ai që s’do të shikojë. Di të them që përfshirja e Shqipërisë në Giro d’Italia, është certifikata e një Shqipërie të rilindur, e cila nga burim paragjykimesh dhe përçmimi për shqiptarët, kudo kurdo nëpër botë, është kthyer në burim vlerësimi dhe respekti për të gjithë ne, për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar. Ta mendosh që deri para disa vitesh Giro d’Italia në Shqipëri ishte si një ëndërr me sy hapur, por lum kush ka ambicie, kurajo, vullnetin të luftojë që ëndrrat me sy hapur të bëhen realitet. Sot ajo ëndërr me sy hapur është realitet, sepse unë ëndërroj, luftoj, fitoj falë një force të madhe popullore që quhet PS, pa të cilën asnjë ëndërr nuk bëhet dot realitet për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë”, vijon Rama.
Për tre ditë, nga 9 deri më 11 maj, Shqipëria do të jetë vëmendja botërore e garave të çiklizmit, pasi do të jetë mikpritësja për ‘Hapjen e Madhe’ të “Giro D’Italias”. 3 etapat e para do të zhvillohen në Durrës, Tiranë dhe Vlorë.
Kryeministri Rama ishte dje në Romë, i ftuar në prezantimin e eventit sportiv ‘Giro d’Italia 2025’. Rama u shpreh i bindur se ky aktivitet do t’i japë Shqipërisë një promovim të madh turistik, ndërsa e cilësoi si një eksperiencë unike. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se është një tjetër mesazh për mbështetjen që Italia i jep Shqipërisë në rrugën drejt BE.
Giro D’Italia, hapja e së cilës do të jenë në Shqipëri me 3 etapa, do të zhvillohet këtë sezon për herë të 108 në histori dhe përfshin në total 21 gara. Ajo ndiqet nga 200 vende të botës dhe ka një audiencë rreth 800 milionë spektatorë, që njëkohësisht janë edhe turistë potencial sipas organizatorëve.
Në total çiklistët përshkruajnë 3413.3 kilometra, me një mesatare prej 162.5 kilometrash në ditë. Deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen çiklistë të mëdhenj si ekuadoriani Richard Carapaz, Primoz Rogliç dhe belgu Wound Van Aert.
Pershendetje Gazeta. Thone, se dikur nje Bajraktar, ishte mesuar qe tja miratonin fjalen, dhe ti vine “vulen” i fundit vendimit. Por, kur dikush, nga fundi i odes, nje burre i mencur , i dha bajraktarit nje mendim shume te vyer, qe ai nuk mund ta kundershtonte dot, pasi u kollit pak, ju drejtua bashkefolesit : -“Qe besa, Mir e keni than, e t’lumt goja, por, do ishte ma mir, ta kisha than vet”. Tani, kapedan i Temes, ziliqareve ju qan shpirti qe nuk i ben dot keto pune, dhe per shkak se Kane ra kaq poshte, ne Diber i thone: “tallet ene edhi Pa vakt (keci I Pa ushqyer mire), per faqen e zeze te tyre, shkruajne lloj pacavure e budallalleqe. Por fundja keto Jane, kaq dine, dhe keto thone. Ne jug thone: -Nuk behet rrigoni lis, aq me teper, kur ate e ka mbuluar ferra dhe driza, e nuk e len ta shef driten e Diellit, Driten e Te Madhit Zot.
PërgjigjuTa keni patur per nder qe ju kam shkruaj. Mesoni te shkruani shqip. Por qe paska dhembsur kaq shume nje avanpost i qarqeve armiqesore greke ndaj shqiptareve, kete tani e kuptova, por jo Gazeta “Shqiptarja.Com”. Mendova se Gazeta juaj kishte edhe mendisene e shqiptarit “Shqiptaja.com.”. Po ju dergo ngushellim para kohe te ngordhjrs se antishqiptarit modern, Jani koll…. Nga anet tona kur ngordh nje kafshe, ngushellimi eshte : -na marrte te keen e culleve (femijeve). Tung nga Dibra e Skenderbeut.
Përgjigju