Vrasja e 3-fishtë nga Dan Hutra/ Begaj: E papranueshme! Braçe: Të ngrihet një strukturë e posaçme për burrat që vrasin gratë! PD: Të dorëhiqet Bledi Çuçi!

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj e cilëson të papranueshme ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku vrasja e 3-fishtë është kryer nga e njëjta dorë, Dan Hutra. Begaj kërkon që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë edhe reagimin e politikës shqiptare. Partia Demokratike e Sali Berishës, bëjnë përgjegjës ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi prandaj kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Partia Demokratike kërkon marrje dhe mbajtje përgjegjësish. Gratë dhe vajzat e Shqipërisë nuk mund të vriten rrugëve.
Shteti duhet të kontrollojë territorin dhe të bëjë zap kriminalitetin, ose të hapë rrugën! Ministri i Rendit pa rend duhet të japë dorëheqjen! Gjykatat duhet të kuptojnë se vendimet e tyre shpëtojnë ose kushtojnë jetë, ose të dorëzojnë togat! Kaq shumë herë dëgjojmë që vrasësit kanë ikur në drejtim të paditur, por fatkeqësisht jemi në pikën kur duket se Shqipëria po ikën në drejtim të paditur", ka deklaruar ish-deputeti, Klevis Balliu.

Nga ana tjetër, deputeti socialist, Erion Braçe e sheh përgjegjësinë te gjykata dhe drejtësia. 

“Ditë më të zezë se kjo për vendin, Nuk ka; jo thjesht për gratë, për sistemin që kemi ngritur në 33 vite; Nuk funksionon, është në krahun e burrave vrasës, as ndëshkon e as edukon, thjesht i riciklon të vrasin përsëri; Jo thjesht gratë e tyre, ish gratë që kane patur kurajën t’i shporrin nga jeta si të dhunshëm, por të tjera gra familjare e pa asnjë lidhje veç asaj të gjakut”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Për këtë arsye, ai propozon ngritjen e një strukture të posaçme, vertikale me Policinë, që të merret vetëm me burrat që vrasin gratë.

“Ka ardhur koha që ky takëm burrash që vrasin gra, t’i ndjekë një strukture e posaçme, e përzgjedhur nga radhët e burrave e grave që nuk urrejnë gratë, nuk i japin të drejte kulturës që justifikon burrat e dhunshëm me nënshtrimin e grave; Një strukture vertikale që nis tek policia e shkon deri në gjykatën më të larte të këtij vendi, e cila ndjek këmba këmbës këta, parandalon, bën drejtësi, pa lënë hapësirë që kriminele ai këta të sotmit të jenë të lire për të vrarë sërish gra e vajza”, shkruan ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Vrasja e 3-fishtë në Tiranë, Berisha sulmon Ramën: Krimi makabër tregon që dominon krimi në vend! Drejtësia kontrollohet prej tij

1677695156_Screenshot5.jpg

Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e 3-fishtë në Tiranë nga Dan Hutra duke e dënon ashpër këtë akt të rëndë. Edhe këtë herë nuk ka hezituar të sulmojë Edi Ramën duke thënë se kjo ngjarje është dëshmi e lidhjeve të krimit me zyrtarë të lartë. Po sipas tij, vrasja e 3-fishtë tregon që drejtësia është e kontrolluar prej Ramës.

“Krim horror! Vrasësi serial, Dan Hutra në një masakër të vërtetë ekzekuton brenda 30 minutave tre gra dhe plagos tre të tjera në Tiranë dhe Kamëz.

Të dashur miq, një krim horror që ka tronditur thellë mbarë vendin ndodhi sot në Tiranë. Vrasësi serial, Dan Hutra, i liruar 14 ditë më parë nga burgu ku vuante dënimin për vrasje ka ekzekutuar shtetasit, Mevlude Hysa 30 vjeç, Hasime Dafku 30 vjeç, Etleva Kurti 31 vjeç dhe ka plagosur tre gra të tjera në tre familje të rrethit të tij.

Ky është një akt tejet i rëndë i një vrasësi të pashpirtë. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave dhe uroj shërim të plotë të plagosurave.

Gjithashtu dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim makabër dhe autorin e tij mizor, Dan Hutra. Sikundër shtoj se ky krim horror është dëshmia e radhës e dominimit të krimit në këtë vend, e lidhjeve të tij të forta me zyrtarë e qeveritarë dhe e politikës së lirimit të vrasësve serial për qëllime elektorale nga Edi Rama dhe narko-policia, drejtesia e kontrolluar prej tij”, tha Berisha.

 

Ora 21:13
Vrasja e 3-fishtë nga Dan Hutra, Begaj: E papranueshme! E dënoj ashpër! Organet ligjzbatuese të veprojnë me forcë ligji

1676485472_Screenshot2.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për vrasjen e 3-fishtë sot në Tiranë duke thënë se ngjarja makabre është e papranueshme. Teksa shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave, kërkon që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit.

“Lajmet makabre të ditës së sotme në Tiranë, ku tre gra janë vrarë e tre të tjera janë plagosur, janë tërësisht të papranueshme! I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave!

Fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ku dinjiteti dhe jeta e njeriut janë vlera të larta dhe të pazëvendësueshme.

Dënoj ashpër të gjitha ngjarjet e dhunës në familje dhe kërkoj që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht”, tha Begaj.

Ora 20:28
Vrasja e 3-fishtë nga Dan Hutra/ Deputetet Tabaku dhe Xhixho: Të mbajnë përgjegjësi organet ligjzbatuese! Hetim për gjykatësin që ka amnistuar vrasësin

1677694664_kuta.jpg

Deputetet Jorida Tabaku dhe Erisa Xhixho kanë reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku një person ka vrarë 3 gra dhe ka plagosur 3 të tjerë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se i dënuari duhet të ishte ende pas hekurave ndërsa kërkon që të niset menjëherë hetim për gjykatësin që ka vendosur ta lirojë nga burgu.

“Tragjik bilanci i ditës së parë të Marsit, muajit të grave! Tre jetë të humbura dhe dy zonja të tjera të plagosura nga një person i dënuar me burg por që gjezdis me armë në dorë duke kryer një masakër. E kotë, që tani të ngrihemi me irritim ndërsa i dënuari duhet të ishte akoma duke kyer dënimin, përkundrazi mundi të shkojë në vende të ndryshme për të marrë tre jetë njerëzish.

Vazhdojmë të përsërisim veten duke reaguar vonë në kohë. Vazhdojmë të argumentojmë shkaqet pa i dhënë zgjidhje problemeve që e çojnë situatën këtu. Mbetemi pengje të  statistikave me arritje, të ligjeve që miratojmë ne edhe nuk gjejnë zbatim. Sado masa të merren janë te kota kur dhuna e përsëritur amnistohet nga një gjykatës! Kur policia nuk ka anjë sistem ndjekje për persona që kanë në CV e tyre dhunën ndaj grave.

Nuk ka asnjë justifikim, arsye, argument per një jetë te marrë! Nuk ka asnjë arsye, justifikim, argument se pse një dhunues i përsëritur duhet të lihet i lirë! Apo nuk vëzhgohet me kujdes nga forcat e policisë!

Këto modele dhune, kjo mënyrë e të fortit që kërcënon këdo e merr jetë dhe në pragun e derës e në shtepinë e tij sot po kthehet në normë e duhet të merren masa sa nuk ështe vonë! Le ta nisim nga ILD që duhet menjëherë të nisë një hetim për gjykatësin që ka amnistuar një vrasës te përsëritur! Le të vazhdojmë me institucionet e tjera shtetërore se çfrë duhet të ishin duke bërë për të mbikqyrur persona me background të tillë. Koha të veprojmë!” – shkroi Tabaku.

Ndërsa deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se të gjithë organet ligjzbatuese duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ngjarja tragjike e radhës, e paralajmëruar! Tri gra u vranë sot nga e njëjta dorë që plagosi edhe tri të tjera. Autori është një vrasës dhe dhunues sistematik grash, që siç ndodh shpesh, ia ka hedhur gjithmonë drejtësisë.

I dënuar fillimisht për përdhunim, e më pas edhe për vrasje, ai është rikthyer në liri shumë më shpejt seç duhej. Spiralja e dhunës në të cilën është futur sërish e ka çuar në burg për së dyti dhe prapë është kthyer i lirë për të kryer masakrën që shënjoi fillimin e muajit të gruas.

Këto gra nuk janë vetëm viktima të tij, por edhe të një sistemi drejtësie që vrasësin gjakftohtë e lë t’ia hedhë me pak vite. Sot, të gjitha organet ligjzbatuese që kishin detyrimin ta mbikëqyrnin në vazhdimësi duhet të mbajnë përgjegjësi. Këto gra janë viktima të një shoqërie që e toleron dhunën, që shpesh rri indiferente se fundja “nuk është në shtëpinë time”.

Nuk gjej fjalë t'i ngushëlloj familjet për humbjen e vajzave e motrave të tyre në këtë ngjarje makabër. Marsi nuk mund të niste më hidhur se kaq!” – shkroi Xhixho.

Ora 18:29
Vrasja e 3-fishtë nga Dan Hutra/ Braçe: Të ngrihet një strukturë e posaçme për burrat që vrasin gra

1677691865_afafa.jpg

Deputeti socialist, Erion Braçe e sheh përgjegjësinë te gjykata dhe drejtësia. Sipas tij, gjykatësit nuk po dënojnë burrat vrasës.

“Ditë më të zezë se kjo për vendin, Nuk ka; jo thjesht për gratë, për sistemin që kemi ngritur në 33 vite; Nuk funksionon, është në krahun e burrave vrasës, as ndëshkon e as edukon, thjesht i riciklon të vrasin përsëri; Jo thjesht gratë e tyre, ish gratë që kane patur kurajën t’i shporrin nga jeta si të dhunshëm, por të tjera gra familjare e pa asnjë lidhje veç asaj të gjakut”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Për këtë arsye, ai propozon ngritjen e një strukture të posaçme, vertikale me Policinë, që të merret vetëm me burrat që vrasin gratë.

“Ka ardhur koha që ky takëm burrash që vrasin gra, t’i ndjekë një strukture e posaçme, e përzgjedhur nga radhët e burrave e grave që nuk urrejnë gratë, nuk i japin të drejte kulturës që justifikon burrat e dhunshëm me nënshtrimin e grave;

Një strukture vertikale që nis tek policia e shkon deri në gjykatën më të larte të këtij vendi, e cila ndjek këmba këmbës këta, parandalon, bën drejtësi, pa lënë hapësirë që kriminele ai këta të sotmit të jenë të lire për të vrarë sërish gra e vajza”, shkruan ai.

Ora 17:47
Vrasja e 3-fishtë në Tiranë, PD-ja e Berishës: Bledi Çuçi të japë dorëheqjen

Pas vrasjes së 3-fishtë në Tiranë, PD-ja e Berishës kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Nëpërmjet ish deputetit, Klevis Balliu, sipas tyre, Çuçi duhet të mbajë përgjegjësi, e ndërsa një mesazh e ka dhe për gjykatat.

"Një vrasje e trefishtë ka tronditur sot kryeqytetin dhe Shqipërinë. Në emër të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve.
Gjithashtu u bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes, duke qenë se policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë apo neutralizojë autorin e dyshuar të masakrës së Paskuqanit dhe Astirit.
Inkurajohen qytetarët që, gjithashtu të ndihmojnë policinë me çdo informacion për kapjen e autorit të dyshuar, duke treguar kujdes për jetën e tyre dhe të afërmve.

Këtë kujdes që u kërkohet qytetarëve, me sa duket nuk e kanë patur për asnjë çast parasysh institucionet që janë ngritur, paguhen dhe janë përgjegjës me kushtetutë për mbrojtjen e sigurisë dhe jetës së qytetarëve shqiptarë.

Autori i dyshuar Hutra është liruar nga arresti me burg, dhe gjykatat në reagimet e tyre nxitojnë në të heqin fajin nga vetja.
Pyetja dramatike mbetet: kush dhe pse e liroi nga qelia një person qartësisht të rrezikshëm, i cili jo vetëm kishte vrarë bashkëshorten e pare, por kishte kërcënuar jetën edhe të bashkëjetueses.
Një kërcënues serial i jetës së të tjerëve, një i dënuar me burgim për vrasje, është sot një feminicid, i pari i këtij lloji ndoshta në historinë e Shqipërisë.
Te ky vrasës serial femrash, fatkeqësisht ka gisht sistemi i kalbur i ligjvënies në Shqipëri. Një pakujdesi fatale, një verbëri c’njerëzore ose një korrupsion trashanik i drejtësisë sonë me një këmbë na varr, ka cuar drejt varrit tri gra të pafajshme.
Partia Demokratike kërkon marrje dhe mbajtje përgjegjësish. Gratë dhe vajzat e Shqipërisë nuk mund të vriten rrugëve.
Shteti duhet të kontrollojë territorin dhe të bëjë zap kriminalitetin, ose të hapë rrugën!
Ministri i Rendit pa rend duhet të japë dorëheqjen!
Gjykatat duhet të kuptojnë se vendimet e tyre shpëtojnë ose kushtojnë jetë, ose të dorëzojnë togat!

Kaq shumë herë dëgjojmë që vrasësit kanë ikur në drejtim të paditur, por fatkeqësisht jemi në pikën kur duket se Shqipëria po ikën në drejtim të paditur",  njofton PD. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babuli Tanguli: 02/03/2023 08:06

    O Sali Bajga e qelbur kta kriminel jan kontigjenti jot tok e xanme. Ti shkatrove Shqiprin, je njeriu më i korruptuar ta tha dhe Amerika. Je hajdut dhe kriminel e nuk largohesh nga politika megjith kto të zeza që ke bër o Saliu vërr.

    Përgjigju
  • arjani: 02/03/2023 03:19

    harrove ti mor sali qeni,,,qe i liroje kriminelet vetem me nje telefonate tek prela...

    Përgjigju
  • Xoni: 01/03/2023 20:26

    Te dorehiqet drejtesia e gjyqtareve kusare dhe kriminele shqiptare.

    Përgjigju
  • Linda: 01/03/2023 19:07

    Ngushellime familjeve!Ujku mjergull do se me gjithe ato propaganda qe ben Sali Berisha nga mengjesi ne dark per dhun e protesta keto gjera do ndodhin.Ju jeni parti e madhe po kryetarit tuaj duhet ti tregoni vendin pastaj te kerkoni llogari dhe nga shteti qe e sigurt duhet te reflektoj per keto ngjarje te dhunshme.Armembajtja pa leje dhe dhuna ndaj grave dhe vajzave jane nje problem shume i madh.

    Përgjigju
  • Miiku: 01/03/2023 19:07

    O PD, po ngrihuninper cmimet, asistencen e ulet, produktet bujqesore qe kalben, kempin, ilacet r kancerit qe nuk gjenden. Jo per kete se ca do beje Cuci

    Përgjigju
  • Arjani: 01/03/2023 18:46

    PO KUR KA ZBRIT CAKALLI NGA PYLLI NE QYTET FAL SA-HA-LES QE NA I BERI DHURAT PER DEM8KRACILESHIN ,COHU ENVER SE VETEM TI ISHE PER KETE POPULL .

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 01/03/2023 18:56

      Ke te drejte Arjan fjale me vend .me keta demokratet eshte e cuditeshme keta te shkrijne fare nje e dy ,te bej dorheqe njeri apo tjetri dhe ta marin prap pushtetin keta qe zbriten nga malet te gjith injorantet dhe zaptuan tokat shkaterruan cdo gje ,o ju rrafte rrufeja ishlla mor kriminela.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'