I akuzuar për vrasje dhe trafik droge dhe prej 11 vitesh në burg, emri i Luftar Reçit është rikthyer në qendër të vëmendjes sot për shkak të rolit kyç që ka pasur në hetimet e bujshme të SPAK, për akuzat ndaj dy prej bosëve më të mëdhenj të krimit në Shqipëri, Lulzim Berisha dhe Emiljano Shullazit dhe bandat e tyre. Informacionet që ai ka dhënë si i penduar në dy vrasjet e bujshme të 26 dhe 27 shkurtit 2005 janë kyç për akuzat që SPAK artikuloi sot.
Luftar Reçi është vënë në pranga në vitin 2009, pasi ishte shpallur në kërkim në vitin 2005, i dyshuar atëherë për disa ngjarje kriminale dhe i akuzuar për vrasjes e Maks Lalës. Ai është vëllai i ish-biznesmenit Agim Reçi. Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafioze rreth një vit më parë.
Luftar Suleman Reçi ka qenë i akuzuar për ‘vrasje me paramendim‘, e kryer në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, si dhe të ‘trafikimit të lëndëve narkotike‘".
Reçi së bashku me nipin e tij Taulant Elezi, më 8 maj 2005, në aksin rrugor të autostradës Milot-Burrel, në afërsi të Ulzës, kanë vrarë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës Maksim Aleks Lalën. Pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, kanë djegur trupin e viktimës me napalm, duke e hedhur në vendin e quajtur "Ura e kallamishtesh" në Burrel.
Pas izolimit në burgun e sigurisë së lartë, në Burrel, Reçi është vizituar disa herë nga atëherë drejtori i Krimeve të Rënda pranë Ministrisë së Brendshme Agron Kuliqi. Zbritjet e tij të bujshme nga helikopteri i kësaj ministrie në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit verilindor tërhoqi vëmendje të madhe në qytet.
Për vrasjen e Maksim Lalës, Luftar Reçi është dënuar me 25 vite burg.
Lajmi kryesor:
'Asgjë nuk harrohet'/ Rrëfehet i penduari, SPAK zbardh vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut! Urdhër arreste për Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe 5 bashkëpunëtorë
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
83.2%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!
28 Mars, 20:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Besnik Jakaj: Meta doli në listë të hapur pasi ka mbështetje, jo shkrirje të SPAK por reformimin! Bala: Kandidimi i tij për të dal nga burgu
28 Mars, 18:20
-
Në SPAK rezistenca kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë! Banorët: Ja si na u grabit prona! T’i tregojmë shtetit çfarë kriminelësh ka këtu
28 Mars, 18:09
-
‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve
28 Mars, 15:38
-
Kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, ja kur do të mbahet seanca për Berishën në Gjykatën e Lartë
28 Mars, 14:02
-
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë në Agjencinë e Prokurimeve
28 Mars, 13:42
-
Nga Backlog në Kolaps, gjyqësori i Shqipërisë në buzë të një "gremine"
28 Mars, 13:34
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, në korrik të 2024 iu vendosën tritol në derë! Akuzuan Nuredin Dumanin për sulmin
28 Mars, 11:50
-
Banorët protestë mes lotësh kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Ulaj në Velipojë, protestë para SPAK: Pronat na i grabiti i forti! Berisha hesht (VIDEO)
28 Mars, 10:14
-
Sondazhi/ Listat dhe intimidimi i drejtësisë, Kikia: Për Berishën i prisja më keq shifrat! Sefa: PS strategji më të mirë me kandidatët! Hoxha: Rrezik për drejtësinë është qeveria
27 Mars, 22:47
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04
-
'I denjë për serial NETFLIX'/ Rama replikon me Bashën: E di që s'doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra! SPAK-un s'doje as ta votoje, i ngjite gjumin armikut të kënetës (VIDEO)
27 Mars, 19:22