Artan Cuku, ish-drejtor i policisë së Vlorës mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri ne derën e banesës së tij, në rrugën e "Kosovarëve", në Tiranë.
 
42-vjeçari ka mbajtur poste të rëndësishme në Policinë e Shtetit në një karriere 16 vjeçare.
 
Ai u lirua nga detyra në Polici në qershor të vitit 2014 me urdhër të Artan Didit.
 
Motivacioni i largimit ishte "për shkurtim funksioni organik dhe pamundësi emërimi në një vend tjetër".
 
Krahas tij, nga policia, me urdhër të Didit u liruan nga detyra edhe një grup tjetër oficerësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
 
Artan Cuku ka qenë Drejtor në Policinë e Vlorës në vitet 2012-2013. Më herët, në vitet 2009-2011, ai ka mbajtur detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës.
 
Ndërsa në vitet 2005-2009, ka qenë Shef i Krimeve në Tiranë.
 
Të njëjtën detyrë ai e ka ushtruar edhe në drejtoritë e policive Shkodër dhe Fier.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com