Skeda/Kush është Prokurori Ardian 
Braho, çështjet e nxehta që ka hetua

Skeda/Kush është Prokurori Ardian <br />Braho, çështjet e nxehta që ka hetua
Prokurori Ardian Braho, i cili mendohet se ka marrë 18 mijë euro ryshfet një qytetari, për t'i zhbllokuar transfertat bankare ka hetuar disa nga dosjet e nxehta vitet e fundit.
 
Mes dosjeve kryesore që ka hetuar, është ajo e Lulzim Bashës, për Sheshin “Skënderbej”. Kur mori detyrën si kryebashkiak, Lulzim Basha vendosi të ndryshonte projektin, duke hedhur në erë, të gjitha investimet që ishin bërë deri në atë kohë. Basha u akuzua për dëm ekonomik, por prokurori Ardian Braho vendosi që të pushonte çështjen, me argumentin se vendimi ishte marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
 
Gjithashtu Ardian Braho ka hetuar Bankën e Shqipërisë dhe ish-guvernatorin Ardian Fullani, pas një raporti të KLSH. Akuza ishte për dëm ekonomik, pasi një auditi të bërë nga KLSH, por Braho vendosi të pushonte çështjen, për mungesë të provave.

Prokurori që akuzohet për ryshfet ka pushuar edhe çështjen e Haki Çakos, i cili u akuzua për përdorimin e pajisjes së përgjimit, pa marrë leje nga autoritetet.
 
Po kështu Ardian Braho po heton edhe çështjen e një çimke përgjuese në zyrën e sekretares së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Braho ka qenë prokuror edhe në çështjen hetimore ndaj ish-kreut të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha, për shpërdorim detyre dhe prishje të ndërtesave në kundërshtim me ligjin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari