SKEDA/ Shqipëria krah Ukrainës, mbështetja në 2 vite luftë! Nga rezoluta me SHBA-në për dënimin e agresionit rus në Këshillin e Sigurimit te 1 mln euro për rindërtimin

Vetëm 1 ditë pas 24 shkurtit 2022, kur Putin urdhëroi nisjen e një sulmi dhe agresioni totalisht të paprovokuar ndaj Ukrainës, Shqipëria ishte ndër vendet e botës perëndimore që u radhit në krah të popullit ukrainas.

Sanksioneve të vendosura në bllok nga SHBA dhe BE ndaj Rusisë agresore, Shqipëria iu bashkua menjëherë, duke u pozicionuar qartë krah Ukrainës. Tre ditë pas nisjes së luftimeve, Tirana zyrtare vendosi sanksionet e para ndaj Moskës.

Rusisë, do t’i ndalohej shfrytëzimi i hapësirës ajrore nga operatorët ajrorë rusë, duke vijuar me masa të tjera kufizuese në financa, energji dhe teknologji.

Do të ndalohej shitja, furnizimi, transferimi ose eksporti në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës, për aq kohë sa ndaj Ukrainës do të vazhdonin sulmet ushtarake. Në Shqipëri, nuk do të lejohej gjithashtu hyrja e asnjë prej personave të sanksionuar nga Bashkimi Europian, ndërsa u anulua edhe një ndeshje sportive kundër Kombëtares së Rusisë.

Jo vetëm vendimet nga ekzekutivi por mbështetja politike shqiptare pro Ukrainës u materializua edhe me miratimin nga Kuvendi të një rezolute më 7 mars të 2022-shit. Rezoluta e cila u votua me 123 vota pro, dënoi agresionin rus si një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, e si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar.

Sulmet dhe bombardimet thuajse në të gjithë territorin ukrainas, deri në Kiev, solli një eksod largimesh të qytetarëve, ndërsa Shqipëria menjëherë tregoi gatishmërinë strehonte refugjatët e parë që kërkonin t’i shpëtonin luftës.

Më 13 mars, në Laknas të Tiranës do të strehohej familja e parë nga Ukraina, për ta  çuar numrin e tyre deri në dhjetor të 2022-shit, sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, 32 mijë ukrainas që hynë në Shqipëri.

Nevoja emergjente për rindërtimin e zonave të shkatërruara si pasojë e sulmeve ruse dhe përballimi i pasojave të luftës, pa të domosdoshme mbajtjen e një konference donatorësh në Varshavë të Polonisë, ku Shqipëria dhuroi 1 mln euro.

Shumë shpejt, kryeministri Edi Rama do të udhëtonte personalisht drejt Kievit. Më 15 qershor të 2022-shit, së bashku me dy homologët e tij të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, kreu i qeverisë shqiptare pritet nga Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelenksy.

Vendi ynë kontribuoi edhe ushtarakisht në ndihmë të Ukrainës, duke dërguar veç të tjerash edhe mallra e pajisje ushtarake, lloji dhe lista e të cilave për shkak të sekretit ushtarak nuk është bërë i ditur.  Vetë sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës zyrtare më 15 shkurt, e cilësoi Shqipërinë si një nga 10 vendet me kontributin më të madh në botë në raport me popullsinë në ndihmë të Ukrainës.

Më 12 janar të 2023-shit, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi gjithashtu edhe hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev, si një akt i qartë mbështetjeje.

Shqipëria, duke shfrytëzuar postin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB, së bashku me shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimor ishte një prej zërave më aktivë mbështetës dhe dënues të sulmit rus, si një cenim i sigurisë dhe paqes në botë.

Madje teksa Shqipëria mbante kryesimin e Këshillit të Sigurimit bashkë me SHBA-të, si dy pendmbajtëse, propozuan edhe një Rezolutë e cila e cila u miratua me shumicë votash në një sesion Special dhe Emergjent të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë kohës që Shqipëria mbante Presidencën e Këshillit të Sigurimit, nuk munguan as përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit rus atje. Shkak u bë fjala që kryeministri Edi Rama i dha Presidentit Zelensky, të cilën ambasadori rus atje e cilësoi shkelje.

Si një shenjë mirënjohje ndaj mbështetjes shqiptare në më shumë se 735 ditë luftë, vjen edhe kjo vizitë e parë në Tiranë e Presidentit Zelenksy.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër