Zgjedhjet për Kongresin sot janë shumë të rëndësishme, që do të vendosin edhe mënyrën se si do të vazhdojë qeverisja e Trump në 2 vitet e ardhshme.
Dhoma e Përfaqësuesve zgjidhet e tëra këtë 3 nëntor. Të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që përbëjnë dhomën e ulët të Kongresit amerikan zgjidhen çdo vite në Shtetet e Bashkuara.
Aktualisht republikanët mbajnë shumicën me vetëm një votë. Ata kanë 218 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe vetëm një vend nëse marrin më pak këto zgjedhje, humbin shumicën.
Demokratët kanë 214 vende, pasi 2 janë të lira dhe një përfaqësues është i pavarur. Të majtëve demokratë pra u duhen 4 mandate më shumë të sigurojnë shumicën dhe sondazhet thonë që do ta kenë të lehtë
Por komplikimi pritet të jetë në Dhomën e madhe të Kongresit amerikan, Senatin, i cili numëron fiks 100 vende.
Senatorët zgjidhen çdo dy vite në SHBA me rreth 1/3. Në këtë proces do të zgjidhen 35 senatorë të rinj. Pra 65 do të vijojnë ta mbajnë mandatin.
Republikanët mbajnë shumicën aktualisht në Senat me 53 mandate, kundrejt 45 të demokratëve dhe 2 të pavarurve por që janë aleatët me ta.
Këto 65 vende që nuk shkojnë në votim ndahen në 31 Republikanë, 32 demokratë dhe 2 të pavarurit.
Çfarë do të thotë kjo për kontrollin e Senatit?
Demokratët nisin me 32 vende të sigurta nga 65 që nuk janë në zgjedhje.
Me dy të pavarurit që bashkëpunojnë me ta, kanë 34. Demokratëve u duhen 17 nga 35 vendet për të cilat garohet sot për të arritur 51.
Republikanëve, nga ana tjetër, u duhen 19 për të arritur 50, pasi vota e zëvendës presidentit zgjidh barazimin 50–50.







Komente
Komento