SKEDË/ Si refuzoi Berisha tri herë rradhazi vendimin e GJKKO! Në datat e masës akuzoi publikisht drejtësinë, avokatët braktisën gjyqin

Për afro 2 muaj ndaj Sali Berishës janë në fuqi masat shtrënguese “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” të cilat nuk u zbatuan në tri datat e caktuara nga gjykata, 6 dhe 20 nëntor dhe 4 dhjetor.

SPAK iu drejtua gjykatës së posaçme, me kërkesë për masa ndaj Berishës, Pas hetimeve të nisura që prej vitit 2020 me akuzën korrupsion pasiv. Për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në akuzë për korrupsion aktiv dhe pastrim parash u caktua arrest me burg.  Me të njëjtat masa si Berisha u përball ndërtuesi Fatmir Bektashi, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, por që ndryshe nga Berisha është paraqitur në SPAK.

Prokuroria thotë se në cilësinë e Kryeministrit, Berisha ka kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të Jamarbër Malltezit, të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për privatizimin e pronës shtetërore, ish-kompleksi Partizani, veprime që nisin prej vitit 2005. Me firmat e Berishës familja Begeja ku Malltezi ishte trashëgimtar, arriti të ndërtojë kullat.

Kur SPAK krijoi bindjen për aferën, më 21 tetor 2023, Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit me urdhër të SPAK. Mbrëmjen e asaj nate Berisha doli në konferencë të jashtëzakonshme në selinë e Rithemelimit dhe pengoi oficerët e policisë gjyqësore t’i japin dijeni për vendimin e gjykatës. Një ditë më pas, më 22 tetor, tentuan ta njoftojnë duke i shkuar edhe në banesë, por derën ua hapi njëherë Argita Berisha që u tha se babai jetonte 4 kate më poshtë, e një herë i bie Shkëlzeni, që u tha oficerëve se babai i tij nuk donte te takohej me njeri.

Avokatët e Berishës nisën për disa ditë manovrat  për të penguar seancën e konfirmimit në gjykatë të masave të sigurisë, në tentativë për të djegur afatin 5 ditor të rikonfirmit. Në këto kushte, Gjykata e posaçme u detyrua të caktojë avokatë kryesisht për Berishën në kushtet kur mbrojtësit e tij me prokurë braktisën seancat, derisa vendimi u mor më 26 tetor.

Edhe pse deklaronte se nuk e njeh një vendim antikushtetues, Berisha I përdori hapat ligjorë për ta kundërshtuar atë. Avokatët apeluan vendimin, dhe paralelisht kërkuan dhe shuarjen e masave. Gjykata e Apelit i rrëzoi të dyja kërkesat. Me një vendim të formës së prerë tashmë, në ditët që duhej të paraqitej në SPAK, Berisha në fakt dilte publikisht në konferenca për mediat ku sulmonte drejtësinë apo në udhëheqje të aksionit të kaosit me deputetët mbështetës.

Ndryshe sa vendosi për Berishën, gjyqtarja e Apelit të Posacëm Ilirjana Olldashi për të cilën Report Tv zbuloi se ka apartament në kullat e Malltezit, më 21 nëntor, lehtësoi dhëndrin e ish-kryeministrit duke e nxjerrë nga qelia në arrest shtëpie.

Kërkesa e SPAK drejtuar Parlamentit për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha vjen gati dy muaj pasi SPAK caktoi ndaj tij masat shtrënguese “detyrim paraqitje” dhe “ndalim daljes jashtë shtetit” të cilat nuk u zbatuan në tri datat e caktuara nga gjykata, 6 dhe 20 nëntor dhe 4 dhjetor. Pas hetimeve të nisura që prej vitit 2020, SPAK iu drejtua gjykatës së posaçme me kërkesën për masat e sigurisë ndaj Sali Berishës, për akuzën korrupsion pasiv, masën arrest me burg ndaj Jamarbër Malltezit për korrupsion aktiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale dhe masat detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për ndërtuesin Fatmir Bektashi, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Pikat kryesore të akuzës së SPAK ndaj Berishës, ishin se në cilësinë e tij si Kryeministër ka kryer veprime dhe miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi. Po kështu, sipas SPAK, si Kryeministër, Berisha ka kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të dhendrit të tij Jamarbër Malltezi. Prokuroria thotë se në cilësinë e Kryeministrit, Berisha ka kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të Jamarbër Malltezit, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e privatizimit të pronës shtetërore, ish-kompleksi Partizani.

Më konkretisht, sipas SPAK veprimet aktive të Berishës nisin në vitin 2005 me vendim të Këshillit të Rregullimit të Territorit me firmën e Berishës, që ndryshon destinacionin e sipërfaqjes prej 0.7 hektarë nga zonë sportive në zonë banimi, edhe pse ndodhej brenda kompleksit sportiv “Partizani”. Në vitin 2007, Berisha ndryshon ligjin për kthimin dhe kompesimin e pronave duke e shtyrë afatin deri në 1 tetor 2007, dhe heq disa kufizimeve duke lejuar kthimin e pronave në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes nëse janë jashtë strukturave të Forcave të Armatosura.

Një sipërfaqe prej mbi 4 mijë m2 e trashëgimtarëve të familjes Begeja, që ndodhej jashtë klubit sportive, u zhvendos nga komisioni i kthimit në sipërfaqen e tokës prej 28 mijë m2 e kthyer brenda kompleksit sportiv. SPAK citon edhe një VKM të dhjetorit të vitit 2008, për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet duke ndryshuar metodologjinë e pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë blihej vetëm me lekë ndërsa falë ndryshimeve vetëm 20% blihej me lekë dhe 80% tjerat me bono privatizimi dhe letra me vlerë. Pas pagesës së kryer për pronën në fjalë, qeveria riktheu siç ishte më parë vendimin në fjalë.

Prokuroria ka konstatuar një presion nga ish-kryeministri ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve për të firmosur aktin e shitjes së terrenit sportive që kishin në administrim, për të cilat rezistonte gjenerali Vladimir Qirjazi, duke i shkruar ministrit të Mbrojtjes së kohës, Gazment Oketa dhe presidentit Bamir Topi, se prona ishte pjesë e planit të përhapjes e nuk mund të privatizohej. Më 21 tetor 2023, Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit ku policia ekzekutoi masën e sigurisë ndaj tij. Ndërkohë mbrëmjen e asaj nate oficerë të policisë mbërritën në zyrat e Rithemelimit ku Sali Berisha organizoi konferencë shtypi.

Oficerët tentuan deri në mesnatë ti njoftojnë vendimin e gjykatës, por nuk arritën të marrin kontakt me Sali Berishën i cili refuzoi marrjen dijeni për vendimin, të cilin e quajti antikushtetues. Në datën 22 tetor, oficerët e policisë tentuan ti njoftojnë Berishës vendimin e gjykatës në banesën e tij, por derën ua hapi njëherë Argita Berisha që u tha se babai jetonte 4 kate më poshtë. Më pas derën e hapi Shkelzen Berisha që u tha oficerëve se babai i tij nuk donte te takohej me njeri. Në vazhdim, për disa ditë radhazi, Sali Berisha organizoi konferenca shtypi, ku akuzonte se vendimi i gjykatës ishte në shkelje të Kushtetutës.

Pas masës së caktuar nga gykata, avokatët e Berishës nisën për disa ditë manovrat ligjore për të penguar seancën e konfirmimit të masave të sigurisë, tej afatit ligjor prej 5 ditësh. Ky afat nuk u tejkalua, pasi gjykata e posaçme u detyrua të caktojë avokatë kryesisht për Berishën në kushtet kur mbrojtësit e tij me prokurë braktisën seancat.

Gjykata konfirmoi masën për Berishën në datën 26 tetor në prani të avokates së caktuar kryesisht Valentina Teodoresku. Përmes avokatëve, Berisha apeloi vendimin për masat, dhe paralelisht bëri kërkesë më vete për shuarjen e tyre. Gjykata e apelit i rrëzoi të dyja kërkesat duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke i dhënë masave formën e prerë. Afati i parë i paraqitjes për Sali Berishën ishte 6 nëntori, por anë atë kohë ai u shfaq tek kryesia e Kuvendit me deputetët e rithemelimit duke tentuar të futet forcërisht në godinë

Që në këtë moment, SPAK kishte hapësirë ligjore për të kërkuar zëvendësimin me një masë më të ashpër. Edhe në datën e dytë kur detyrohej nga vendimi i gjykatës pë tu paraqitur në SPAK, më 20 nëntor e më pas në 4 dhjetor, Berisha refuzoi paraqitjen duke u shfaqur në parlament ose në zyrat e rithemelimit me akuza për gjyqtaren e prokurorët.

Më 21 nëntor, gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin duke vendosur ndaj tij arrest shtëpie. Sipas SPAK, ai ka bërë privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të ish-klubit Partizani, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacionin dhe përdorur për përfitime materiale. Sipas SPAK, produkt i veprave penale janë përfitimet që Jamarbër Malltezi ka marrë në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, të shpërndara pas vitit 2018, në shumën 672 976 832 lekë ose 5 420 345 euro.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës