SKEMA/ Ekzekutimi i ish-kryeministri japonez, si arriti autori të vepronte si 'i padukshëm' gjatë atentatit

SKEMA/ Ekzekutimi i ish-kryeministri japonez, si arriti autori të vepronte si 'i padukshëm' gjatë atentatit

 

Imazhi i mësipërm tregon ish kryeministrin japonez Abe duke u ngritur për të bërë fjalimin e tij ndërsa ndihmësit duartrokasin.

Por në dukje ata nuk janë në dijeni të një figure tjetër në sfond, një djalosh të veshur rastësisht me një çantë të zezë kryq.

Në orën 11:30 me orën lokale pamjet e ngjarjes tregojnë burrin duke ecur përpara, disa minuta pasi ish-kryeministri fillon fjalimin e tij. 'Kërcasin' të shtënat e shtogun-it dhe Abe bie në tokë, duke u gjakosur.

Ndërsa spektatorët e tmerruar zbresin, zyrtarët e sigurisë godasin të dyshuarin 41-vjeçar, i cili nuk bën asnjë përpjekje për të vrapuar. E luftojnë në tokë dhe e marrin në paraburgim.

Skema e ekzekutimit, burimi BBC

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:19
Vrau ish-kryeministrin japonez, autori bleu pjesët e armëve në internet

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u vra ditën e djeshme në një atentat teksa po mbante një fjalim elektoral. Policia arrestoi menjëherë në vendngjarje autorin e dyshuar 41-vjeçarin Tetsuya Yamagami.

"The Washington Post" raporton se autori 41-vjeçar e vrau ish-kryeministrin me një armë artizanale që e kishte bërë vetë dhe pjesët e së cilës i bleu në internet dhe kaloi muaj duke planifikuar sulmin, madje duke shkuar në fushatat e Abe.

Ai kishte planifikuar një sulm me bombë përpara këtij me armë, sipas transmetuesit publik NHK.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase