Vritet gjatë një takimi elektoral ish-kryeministri japonez, bota politike reagon e tronditur! Rama dhe Meta shprehin ngushëllimet (VIDEO)

Shinzo Abe, ish Kryeministri i Japonisë i cili u sulmua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në qytetin Nara ndërroi jetë në spital, raportoi  televizioni kombëtar japonez. Ish-Kryeministri 67-vjeçar ishte në gjendje kome, por mjekët nuk mundën që ta shpëtonin. Abe kishte humbur gjak për shkak të dy plumbave që mori në qafë dhe në gjoks nga një distancë e afërt me armë të modifikuar. Autori, një burrë rreth të 40-ve, u arrestua menjëherë në vendngjarje dhe nuk bëri rezistencë.

“Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno.

Abe ka thyer rekordet si kryeministri më jetëgjatë i Japonisë. Ai ka shërbyer për një vit më 2006 dhe më pas përsëri nga viti 2012 deri më 2020, kur dha dorëheqje për arsye shëndetësore. Në vend të tij erdhi  Yoshihide Suga, i cili më vonë u zëvendësua nga Fumio Kishida. Me pseudonimin “Princ”, Shinzo Abe ishte djali i ish-ministrit të Jashtëm, Shintaro Abe, dhe nipi i ish-kryeministrit, Nobusuke Kishi. Më 2006, Abe u bë kryeministri më i ri i Japonisë së pasluftës.

Megjithatë, një sërë skandalesh,  përfshirë humbjen e të dhënave të pensioneve nga Qeveria, prekën administratën e tij. Abe është i njohur për qëndrim të ashpër ndaj mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Për kohë të gjatë, ai ka kërkuar të ndryshojë Kushtetutën pacifiste të Japonisë së pasluftës. Pikëpamjet e tij nacionaliste shpesh nxisnin  tensionet me Kinën dhe Korenë e Jugut, veçanërisht pas vizitës së tij në vitin 2013 në faltoren Yasukuni të Tokios.

Për ngjarjen kanë reaguar liderët e shumë vendeve të botës, të cilët fillmisht shpresuan se ai do të bëhej më mirë. Ndërkohë kanë regauar edhe eksponentët kryesore të politikës shqiptare kanë reaguar pas ekzekutimit të ish kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe. Presidenti Ilir Meta, duke u shprehur i tronditur nga lajmi theksoi se Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i popullit shqiptar. Ndërsa Kryeministri Edi Rama, duke shprehur ngushëllimet e tij, e konsideroi vrasjen e ish-kryeministrit Japonez Abe si një ngjarje tronditëse, që vjen si pasojë e politikanëve që shihen si armiq.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Vrau ish-kryeministrin japonez, flet autori: Dyshoja se ishte pjesë e një organizate që e kisha inat

41-vjeçari Tetsuya Yamagami, është personi që qëlloi për vdekje  ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Ai ishte një ish-anëtar i marinës japoneze, i cili zotëronte armë të punuar me dorë dhe pajisje shpërthyese, me të cilat synonte të vriste ish-udhëheqësin e vendit, sipas njoftimit të zyrtarëve.

Policia tha fillimisht për mediat se Tetsuya nuk kishte një "mëri politike ndaj Abe", por më vonë pranoi se ai ishte i pakënaqur me ish-kryeministrin dhe se “kishte synimin për ta vrarë”.

Autori pranoi se e qëlloi Abe-n me një armë artizanale të krijuar vetë, si dhe tha se e kreu aktin pasi kishte inat një “organizatë specifike” në të cilën mendonte se ish-kryeministri bënte pjesë.

Ora 18:16
Dalin pamjet tronditëse! Momenti kur ish-kryeministri japonez qëllohet për vdekje (VIDEO)

Janë publikuar pamje të tjera tronditëse në të cilat tregohet momenti i ekzekutimit të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.

Nga video duket se është qëlluar dy herë në drejtim të tij.

Truprojat e ish-kryeministrit përpiqen të devijojnë plumbat e vrasësit nëpërmjet një çante, ndërkohë ish-kryeministri bie në tokë kur goditet nga plumbat fatal.

Ora 12:33
Vrasja e ish-Kryeministrit japonez, Rama: Kur demokracia tronditet politikanë shihen si armiq që duhen shkatërruar

1657183642_edirama.jpg

Kryeministri Rama, teksa ka shprehur ngushëllimet për Japoninë, e konsideron vrasjen e ish-kryeministrit Japonez Abe si një ngjarje që tregon edhe një herë se sa më shumë tronditet themelet e demokracisë aq më shumë politikanët shihen si armiq.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t'u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t'u angazhuar”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ora 11:38
Vdekja e ish kryeministrit japonez, Meta dënon vrasjen: Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i popullit shqiptar

Meta ka reaguar për vdekjen e ish kryeministrit japonez.

'Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!

Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira!'

Ora 11:35
Humbi jetë pas atentatit, Usula von der Leyen shpreh ngushëllimet për ish-kryeministrin japonez: Person i mrekullueshëm, kampion i rendit botëror

Pas humbjes së jetës së ish kryeministrit japonez Abe Shinzo ka reaguar edhe Presidentja e Komisionit evropian Ursula von der Leyen e cila ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe gjithë popullin e Japonisë.

'Ka ndërruar jetë një person i mrekullueshëm, demokrat i madh dhe kampion i rendit botëror shumëpalësh. Unë vajtoj me familjen e tij, miqtë e tij dhe gjithë popullin e Japonisë. Kjo vrasje brutale dhe frikacake trondit gjithë botën.'- shkruan presidentja e komisionit evropian.

Ora 11:03
U qëllua me armë gjatë një fushate elektorale, ndërron jetë ish-kryeministri japonez

Ish-kryeministri japonez të cilit iu bë atentat Shinzo Abe ka ndërruar jetë, sipas transmetuesit kombëtar japonez.

Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.

Sulmuesi i dyshuar – raportohet se ishte një burrë rreth të 40-tave – u kap në vendngjarje dhe u arrestua.

Ora 08:22
VIDEO/ Ishte duke folur në një takim elektoral, ja momenti kur qëllohet me armë ish-kryeministri japonez

Ky është momenti i atentatit ndaj ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe teksa mbante një fjalim gjatë një takimi elektoral në prefekturën Nara në Japoninë qendrore.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 09/07/2022 00:13

    Si do si te jete, ky ka ba histori dhe do mahete men. Rrespekte tirm

    Përgjigju
  • Cubel breca: 08/07/2022 19:34

    Mir do ishte qe ta kthente njeher tuten ketej nga ne do na bente mjaft nder se ndryshe keta ishet tane si gjen gje le te bejn cfar te duan.

    Përgjigju
    • Loni: 09/07/2022 10:09

      Hahahahahah fix lale tyten ketej...

  • Toni: 08/07/2022 19:00

    Si nuk doli nje trim ti jape nja dy karamele ish kryeministrit tone.

    Përgjigju
  • Dora zotit: 08/07/2022 14:07

    Paste doren e mbare, ishalla i shkojne tjere ish dhe kryeministra Se ja pine gjakun popullit, i shtryllen si portokall Deri ne piken e fundit.. plera keshtu e meritojne.

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/07/2022 13:53

    Edvin shkjaun shqipfolës e paska kapur tmerri, jo mor po kush i flliqé duart në flliqësira

    Përgjigju
  • Alb: 08/07/2022 13:41

    Cudi se vetem pellazget mbahen si trima,protestues dhe revolicionar.

    Përgjigju
  • PPSH: 08/07/2022 12:43

    Amon mër si spo bojn nai gjo knej ka Shqipnia . Ncncncnc

    Përgjigju
  • Beni: 08/07/2022 11:43

    Do akuzojne Putin per kete vrasje Amerikanet

    Përgjigju
    • Loti: 08/07/2022 12:21

      Ri se do te shpallin dhe ty non grata

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim