Aktualisht në Shqipëri është e detyrueshme vetëm skema shtetërore e pensioneve, por ekspertët gjykojnë se është koha për bërë me detyrim edhe pensionet private, në mënyrë që të ndihmohet skema aktuale që prej një dekade është në deficit.

“Mendoj që qeveria duhet të mendonte për zhvillimin e shtyllës së dytë, pra detyrim pension privat. Kjo skemë bëhet fjalë për ata që janë të regjistruar, kanë një paktë të deklaruar, paguajnë detyrimet për sigurimet shoqërore dhe pjesë të e tyre të shtohet gjithashtu edhe detyrimi për të paguar për një pension privat njëkohësisht të mbështetur nga shteti, sepse aktualisht në qoftë se shteti e ka premtuar këtë për punonjësit e vetë, ka edhe disa biznese që e bëjnë por shumë pak”, thotë Ribaj.

Aktualisht në vend janë rreth 49 mijë pensione private të lidhura, por që ky numër të rritet, për të ulur kështu presionin edhe mbi skemën aktuale shteti duhet të jetë më mbështetës.

“Tani të jemi realist ka varfëri, ka paga të ulëta, shpenzime të shtuara dhe është bërë tepër e vështirë që njerëzit të mund të kursejnë. Largimi i fuqisë punëtore i cili normalisht është pjesa aktive dhe që gjeneron të ardhura të larta dhe ngelet shumë pak. Edhe këta 50.000 që janë në fondin e pensioneve private janë me shifra të ulëta të kontributit të tyre”, thotë Ribaj.


Lajmi kryesor:

Qeveria drejt pensionit privat për administratën, kush përfiton nga formula e re? Ekspertët kritika: Të përfshihen në skemën e shtetit edhe punonjësit e privatit