/ATSH/-A e keni parë serialin "Breaking Bad"? Dhe ju ka bërë përshtypje sesi personazhi Walter Wait nga një mësues kimie i sëmurë nga kanceri bëhet prodhuesi më i madh i drogës. Krijuesi dhe producenti i mbi 100 orëve televizive të mbushura me shkencë, komedi, dramë dhe aksion, Harold Apter me 6 dhe 7 dhjetor në SKENA UP do të ligjëroj për gjuhën universale në tregimin e storieve në film dhe televizion.
Dy ditët e fundit të edicionit të XII, SKENA UP fton studentët që të bëhen pjesë e një ligjërate të ndarë në dy pjesë , "Gjuha Universale në Tregimin e Storieve në Film dhe Televizion" nga Harold Apter , i cili karrierën si shkrimtar e dramaturg nisi me dramën "Ryan`s Hope", për të cilën morri edhe çmimin "Emmy".
Ligjëratat që do të mbahen me 6 dhe 7 dhjetor në "EU Info Center", nën drejtimin e Apter i njohur edhe për punën në filmat e serialet "The Golden Girls", "Star Trek, The Next Generation" dhe "Walker, Texas Ranger".
Por Apter sugjeron studentët që përpara se të vijnë në ligjëratën e tij t'i kenë shikuar "The Godfather" , "Orphan Black", "Planes, Trains and Automobiles" apo "Breaking Bad".
Krejt kjo e ka një arsye.
Harold Apter që është anëtar i "Writers Guild of America"dhe pjesë e bordit të "Governors of the Television Writers Fund for the Future", në pjesën e parë të ligjëratës do të tregoj për ndërtimin e karaktereve, skenat kyçe që ilustrojnë ecurinë e karakterit prej një personi që nuk e njohim deri te një person me jetën e të cilit lidhemi emocionalisht.
"Diskutimi do të fokusohet në ndërtimin e një tregimi përmes rrugëtimit emocional të karakteri", thotë Apter në konceptin e tij të ligjëratës.
E në pjesën e dytë, profesori në departamentin e shkrimit në "USC School of Cinematic Arts" në Amerikë që përpos kësaj shkolle jep mësim edhe në
Moskë e Rio de Janeiro, do të flas për marrëdhëniet e karakterit. Në këtë pjesë sipas Apter, diskutimi do të fokusohet në ndërtimin e tregimit përmes marrëdhënies mes dy karaktereve.
Gjatë kohës do të lëshohen edhe klipe dhe filma të gjatë e drama televizive.
SKENA UP falënderon Ambasadën Amerikane në Kosovë që ka mundësuar ardhjen e dramaturgut Harold Apter që është edhe pjesë e jurisë së filmit./kosovapress/
/Shqiptarja.com