Skenarët e mundshëm të
riformatimit të KQZ-së

Skenarët e mundshëm të <br />riformatimit të KQZ-së
TIRANË – Cili do të jetë fati I KQZ-së? Cilët mund të jenë skenarët e mundshëm, që do të shkruhen për çështjen e institucionit të zgjedhjeve?

Skenari i parë është që PS, dhe LSI nuk paraqesin asnjë kandidat, duke iu mbajtur fort qëndrimit të parë për shkarkimin jo ligjor që iu bë anëtarit Ilirian Muho. Në këtë rast mazhoranca mund të vazhdojë punën me pesë anëtarë.

Skenari i dytë është që edhe PBDNJ tërheq kandidatin e saj nga KQZ, duke e futur në kolaps të plotë këtë institucion dhe rrjedhimisht duke rrezikuar zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Skenari i tretë është që opozita paraqet emra kandidatësh dhe KQZ kthehet në variantin e vendosur nga mazhoranca me kartonë në Kuvend.

Skenari i katërt dhe më i çuditshmi është që vetë mazhoranca të propozojë dy emra të tjerë për zëvendësimin e anëtarëve. Sigurisht që kodi e ndalonte një gjë të tillë, por edhe shkarkimin e Ilirian Muhos e ndalonte kodi zgjedhor.

Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë