Skenarët që kualifikojnë Argjentinën, nga fitorja tek kartonët e verdhë dhe shorti

Skenarët që kualifikojnë Argjentinën, nga fitorja tek kartonët e verdhë dhe shorti

Lionel Messi

Paraqitja e Argjentinës në këtë Kampionat Botëror është tejet tragjike në këto dy ndeshjet e para, ku ka vetëm një barazim 1-1 me Islandën dhe një humbje të thellë 0-3. Megjithatë argjentinasit kanë ende shpresë të kualifikohen pas fitores së Nigerisë 2-0 me Islandën. Tani Kroacia e para e Grupit D me 6 pikë është e kualifikuar edhe matematikisht, Nigeria është e dyta me 3 pikë dhe vijnë pas tyre me nga 1 pikë Islanda e Argjentina, me nordikët që renditen mbi amerikano-latinët për arsye se kanë pësuar një gol më pak. Në ndeshjet e fundit të këtij grupi(26/6, 21:00), Argjentina luan me Nigerinë, ndërsa Islanda me Kroacinë.

Çfarë i duhet Argjentinës që të kualifikohet në 1/8 ?

Në radhë të parë Argjentina duhet të mundë Nigerinë, çdo llogari bëhet mbi këtë premisë, në rast të kundërt nuk ka asnjë shans për kualifikim. Por edhe po fituan me afrikanët Messi dhe yjet e tjerë të Argjentinës mund të marrin valixhet e kthimit.

1.FITORJA DHE DESHTIMI I ISLANDES. Gjithsesi, fillimisht nëse Argjentina mund Nigerinë dhe Islanda nuk fiton dot me Kroacinë, atëhere amerikanolatinët kualifikohen, pasi shkojnë 4 pikë, Nigeria ngel 3 ndërsa Islanda mund të mbetet me 1 ose të shkojë 2 pikë.

2.GOLAVARAZHI. Nëse edhe Argjentina dhe Islanda fitojnë të dyja ndeshjet e tyre, atëhere barazohen me nga 4 pikë dhe derisa kanë dalë barazim në ndeshjen direkte renditja do bazohet tek golavarazhi. Në këtë moment Islanda ëshët e avantazhuar pasi e ka -2 (1-3), ndërsa Argjentina -3 (1-4). Në këtë mënyrë Argjentinës i duhet që të fitojë ndeshjen me Nigerinë me një gol më shumë se sa do ta fitojë Islanda ndaj Kroacisë, që të kualifikohet. Kjo sepse edhe në rast të barazimit me golavarazh, përshembull, nëse Argjentina fiton 2-0 shkon 3-4 dhe Islanda fiton 1-0 shkon 2-3, pra të dyja -1, amerikanolatinët renditen më lart se kanë shënuar më shumë gola. Nëse fitojnë me rezultat si Islanda atëhere kalojnë ishullorët.

3.KARTONAT E VERDHE. Ekziston edhe mundësia e barazimit total, përshembull nëse Argjentina fiton 2-0 dhe Islanda 2-1, atëhere shkojnë të dyja me golavarazh njësoj 3-4. Në këtë rast pas barazimit në të gjitha kriteret e tjera që ka FIFA për renditjen vjen menjëherë kriteri i Fair Play, pra renditet më sipër ajo skuadër që ka marrë më pak kartonë të verdhë. Në këtë moment edhe këtu Argjentina është pas, pasi ka marrë 3 kartonë të verdhë, ndërsa islandezët nuk kanë marrë asnjë.

4. SHORTI. Nëse të dyja skuadrat janë barazim në të gjitha 7 kriteret e para të FIFA-s, atëherë kriteri i fundit mbetet shorti.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë