Skenari i protestës në Kavajë
Basha mobilizon degët e aleatët

Skenari i protestës në Kavajë<br />Basha mobilizon degët e aleatët
Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot disa takime për mobilizimin e strukturave për t'u bashkuar për protestën e 7 majit në Kavajë, ditën e zgjedhjeve për kryetarin e ri të bashkisë.
 
 Fillimisht Basha u takua me krerët dhe sekretarët e degëve të PD, për përgatitjen e protestës kombëtare të 7 majit në Kavajë.
 
Gjatë takimit Basha mësohet se është shprehur "Duhet impenjim i gjithë degëve, mobilizim i demokratëve dhe i qytetarëve për protestën në Kavajë".
 
Protesta parashikohet që të nisë një ditë para nisjes së votimit në Kavajë dhe do të vazhdojë gjatë gjithë ditës, 7 maj.
 
Protestuesit opozitar pritet që të tentojnë të bllokojnë procesin zgjedhor në qendrat e votimit, pasi kanë bojkotuar votimet.
 
Pas takimit me strukturat, Basha është takuar edhe me aleatët në koalicionin opozitar.
 
Në takim kanë qenë Dule, Ndoka, Duka dhe kryetarët e tjerë të partive që i janë bashkuar opozitës.
 
Në qendër të diskutimit ka qenë kriza politike pas bojkotit të Kuvendit, mos votimit të komisioneve të Vettingut, bojkotit të zgjedhjeve, por sigurisht edhe protesta në Kavajë.
  
Sot është seanca plenare, por PD dhe partitë e tjera të opozitës i qëndrojnë vendimit për ta bojkotuar dhe nuk do të marrin pjesë.
 
Ndërkohë që sot kanë nisur edhe procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, proces të cilin opozita do ta bojkotojë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij