Skënderbeu duket se nuk është më i pathyeshëm. Pas humbjes në Shkodër në kampionat, korçarët humbin në shtëpi edhe me Flamurtarin, por që “djeg” shumë, pasi është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë.
Skuadra e Ilir Dajës është mundur 1-0 në shtëpi pasditen e sotme nga Flamurtari. Vlonjatët kanë fituar takimin e parë me bardhekuqtë falë një goli të realizuar nga Alves tetë minuta para fundit të ndeshjes.
Një avantazh i rëndësishëm ky për miqtë, të cilët do të kërkojnë ta mbrojnë pas dy javësh, kur do të luhet ndeshja e kthimit.
Komento