Skënderbeu kalon në fazën
e grupeve në Europa Leauge

Skënderbeu kalon në fazën<br />e grupeve në Europa Leauge
Ka shkuar ashtu siç dëshironte Skënderbeu, ndeshja e kthimit përballë Dinamos se Zagrebit. Korçarët kanë marrë një barazim te vlefshëm në Elbasan Arena, që i shërbeu për të siguruar një vend në grupet e Europa League.

Djemtë e drejtuar nga Ilir Daja, barazuan pa gola përballë ekipit kroat, duke marrë hak, pasi dy vite më parë ishin kroatët që nuk i lejuan korçarët të mos merrnin pjesë në Champions. Ndeshja u luajt kryesisht me qarkullim të topit në mesin e fushës, duke mos pasur shumë raste shënimi.

Në minutën e 78, ekipi korçar mbeti me 10 lojtarë pasi Nimaga, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pasi ndaloi në mënyrë të parregullt një kundërsulm të miqve.

Nesër hidhet shorti, ku do përcaktohen edhe kundërshtarët e grupit të Skënderbeut.

Ndeshja u luajt në masa të rrepta siguri, pasi Policia e Shtetit ishte vendosur në gatishmëri pas sulmeve në Europë.

​Meta përshëndet fitoren:Na bëtë të gjithëve krenarë
Fitorja historike e Skënderbeut, e cila i solli edhe kualifikimin në fazën e grupeve në Europa League, është përshëndetur edhe nga Presidenti Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në facebook Meta shkruan se “Skënderbeu na bëri të gjithëve krenarë sot”, duke e uruar atë për më tej.

Postimi i plotë i Metës në facebook:
Urime Skënderbeut për këtë sukses të merituar! Skënderbeu me kurajo skualifikoi një skuadër të madhe si Dinamo e Zagrebit. Skënderbeu na bëri të gjithëve krenarë sot. Urime për më tej!
 

Tekniku Cvitanoviç dështon: Luajtëm shumë pak, bravo Skëndërbeut
Tekniku i kroatëve, Mario Cvitanoviç dështon në drejtimin e skuadrës së tij, duke u bërë I pari trajnerë që nuk e çon Dinamon në fazën e grupeve pas 11 vjetëve.

Cvitanoviç pranon se skuadra e tij nuk meritonte më shumë se sa barazimin pa gola në Elbasan Arena, “Dua të jem i sinqertë edhe sot. I them bravo Skënderbeut, që kishte dëshirën për të kaluar më tej. Kemi luajtur shumë pak për 45 minuta”.

“Dy pjesët e para gabuam, si këtu si atje. Nuk e kuptoj se çfarë ndodhi në pjesën e parë. Bëmë shumë gabime dhe ishim të palëvizshëm edhe pa top. Duelet i fituam shumë pak. Atë që bëmë në stërvitje e kemi bërë deri në 20 metra para portës dhe jo deri në portë. Në të dytën u rritëm në lojë dhe menduam se do shkonte mirë, por nuk shkoi. Arbitri? Ndoshta, por s’dua të merrem me arbitrat, pati disa raste për kontestime. Është dështim të mos luajmë në Europë pas 11 vjetësh”, shprehet i zhgënjyer Cvitanoviç.

Përlotet Osmani: Ua dedikoj fitoren prindërve
Mbrojtësi korçar, Tefik Osmani, në një prononcim për mediat pas ndeshjes me Dinamon e Zagrebit është shfaqur i mallëngjyer sa për fitoren dhe për dedikimin e saj.
 
Përpos ndarjes së premios, Osmani ka dhe një dedikim për prindërit e tij.
 
“Do i qeras me birra të gjithë tifozët që do të vijnë në stadium për ndeshjen me Flamurtarin dhe do ia bëj gëzuar me ta”, ka thënë Osmani për SuperSport.
 
“Pas vdekjes së vëllait u premtova në familje se do t’u çoja titullin, por nuk ia dola. Tani kjo arritje u dedikohet nënës dhe babait tim. Posaçërisht vetëm atyre”, shprehet i përlotur Osmani.

Latifi mes lumturisë së fitores dhe trishtimit për largimin
Latifi i ka dhënë fund aventurës me klubin Korçar, për të shkuar drejt Hungaris ëku do të luajë me Pushkash Akademi që e presin me padurim.

Mesfushori i kombëtares luajti ndeshjen e fundit si korçar dhe ditët e ardhshme do të niset Pushkash Akademi e pret, e cila ka paguar thuajse 1 milion euro për të.

Latifi flet i emocionuar për SuperSport dhe nuk e fsheh dëshpërimin për ndarjen me klubin që e bëri ky që është sot, “Çdo ndarje ka emocionet e saj. Kam dhënë shumë për këtë skuadër dhe skuadra ka dhënë shumë për mua. Jam munduar të jap gjithmonë 100%, tani jam shumë i mërzitur që po largohem, por kështu e ka futbolli.

“Jam shumë i kënaqur, këto fitore vlejnë shumë për klubin, që përfiton në çdo drejtim, por edhe për ne lojtarët. Tani do ta ndjek Skënderbeun sa herë të kemi mundësi. Kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime në Korçë dhe nuk i harroj dot”, shprehet Latifi tejet i emocionuar.

Festa dhe përshëndetja me Latifin në dhomat e zhveshjes
Vazhdon festa e lojtarëve të Skëndërbeut në dhomat e zhveshjes, ku djemtë përshëndesin dhe brohorasin për Liridon Latifin i cili luajti ndeshjen e fundit me grupin Korçar.
  
Ne videon e postuar nga klubi Korçar në Facebook shihet se si lojtarët thërrsin emrin e latifit dhe hedhin latifin në ajër. 



Presidenti Takaj: E merituam, kemi tre muaj që përgatitemi
Klubi Korçar ka fituar 3 milionë eur, më pak se dy vjet më parë, por kjo nuk i ka pakësuar emocionet e presidentit  Ardjan Takaj.
 
Emri i tij dhe i Skënderbeut janë futur në historinë e futbollit shqiptar, sepse asnjë klub në futbollin shqiptar nuk ka kaluar 4 ture, nuk ka eliminuar 4 rivalë, sidomos të rangut të Dinamo Zagrebit.
 
"Arritje të mëdha, janë diçka e rëndësishme për klubin, që forcohet, bën merkato, afron lojtarë dhe krijon kushte më të mira. E kemi vlerësuar gjithnjë Europën, sepse ajo është rruga për t’u bërë një klub i madh. E kemi vlerësuar gjithmonë Europën, që në datë 31 maj nisëm planifikimin dhe në datë 6 qershor nisëm përgatitjet. E dinim që do kishim një short të mirë në turin e parë, por punuam shumë dhe gjithçka kemi arritur ka pasur shumë mund e djersë brenda", ka thënë Takaj për SuperSpotr.
 
 I pyetur për shortin dhe skuadrat që pritet të jenë përballë Skëndërbeut taka u shpreh se, “Dinamo është një klub i madh, me histori e traditë, që ka rezultate e eksperiencë të madhe në Europë. Kur kaluam Dinamon, nuk na tremb më askush”.
 

Gjithashtu Takaj shprehet se fundin e ka patur me frikë, “Mbetëm me 10 lojtarë dhe dihet që fundin e kemi frikë gjithnjë, kemi eksperienca të hidhura. Pastaj u çliruam, ishte një festë e madhe, skuadra më bëri dush duke më lagur me ujë nga festa në dhomat e zhveshjes”.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE