Skënderbeu kampion i Kategorisë së Parë, edhe Dinamo në Superligë! Mësohen skuadrat e zonës play-off dhe ndeshjet play-out

Kategoria e Parë ka mbyllur sezonin 2022-23. Skënderbeu është kampion i këtij sezoni me 49 pikë, dy më shumë se Dinamo e vendit të dytë. Të dyja skuadrat sezonin që vjen e kanë siguruar të drejtën për të qenë pjesë e Superligës. Me verdiktet e javës së 26-të dhe të fundit, skuadrat që do diskutojnë zonën play-off për një vend tjetër në elitë janë Flamurtari, Tomori, Korabi dhe Apolonia.

Skuadrat që do përballen në play-out janë Lushnja dhe Burreli, teksa nga Kategoria e Parë janë rrëzuar Oriku, Turbina, Besëlidhja dhe Tërbuni. Në bazë të paraqitjeve në Kategorinë e Dytë, duelet play-out për një vend në Kategorinë e Parë do jenë Lushnja - Valbona dhe Burreli - Pogradeci.

Në përballjet e sotme, Skënderbeu barazoi 0-0 me Lushnjën, teksa Luzi mundi 1-0 Dinamon me golin e Ferraj. Në Vlorë, Flamurtari fitoi 3-1 me Apoloninë. Fierakët kaluan në avantazh me Omerin, ndërsa për kuqezinjtë përmbysën Ramadani, Silva dhe Souza.

Flamurtari i vendit të tretë do të luajë kundër Apolonisë një sfidë teke që do të luhet në qytetin e Vlorës, ndërsa Tomori i vendit të katërt do të presë në shtëpi Korabin e vendit të pestë në një ndeshje, që vlen një vend në finalen e play-off.

Në fushë neutrale do të luhen takimet e play-out Burreli-Pogradeci dhe Lushnja-Valbona, që do të vendosin se kush do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Ndeshjet e play-off do të luhen në datën 23 maj, ndërsa ato të play-out në 24 maj.

Kategoria e Parë, java 26-të:

16:00

Besa 3-0 Burreli

Flamurtari 3-1 Apolonia

Korabi 3-0 Besëlidhja (tavolinë)

Lushnja 0-0 Skënderbeu

Luzi 1-0 Dinamo

Turbina 1-2 Tomori

play-out

Lushnja - Valbona

Burreli - Pogradeci

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:39
Gvozdenovic kërkon të drejtojë në Superligë, trajneri i Skënderbeut: Nuk e mendonim se do arrinim këtu

Skënderbeu u shpall kampion i këtij sezoni në Kategorinë e Parë dhe edicionin e ri së bashku me Dinamon do jenë pjesë e Superligës. Pas barazimit 0-0 me Lushnjën në transfertë, trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic tha për Oversport se nuk e mendonin veten këtu. Kujtojmë se serbi u ul në stolin e korçarëve në mesin e nëntorit 2022, duke zëvendësuar Migen Memellin.

“Jam shumë i lumtur, por është e gjitha merita djemve. Ne ia arritëm të dyja objektivave, të ngjiteshim në Superiore dhe të merrnim titullin kampion. Jam shumë i lumtur së bashku me futbollistët dhe stafin teknik. Kur jam takuar me presidentin Takaj në fillim nuk e kishim menduar se do të arrinim këtu, por ishim me besim të madh. Më pati thënë që kemi djem të mirë dhe do të provojmë. Kemi kohë për Superioren, do bëjmë një ekip të mirë”, tha Gvozdenovic.

Ora 18:26
VIDEO/ Për herë të 4 në histori, Skënderbeu kampion i Kategorisë së Parë! Momenti i trofeut

Për herë të katërt në histori, Skënderbeu është shpallur kampion i Kategorisë së Parë dhe nga sezoni i ri do luajë në Superligë. Fundi i së Parës ka sjellë trofeun për korçarët, teksa një rol kyç pati edhe trajneri Ivan Gvozdenovic që e mori ekipin në mesin e nëntorit 2022. Trofeun e dorëzoi zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri te kapiteni Erlis Frashëri në stadiumin "Roza Haxhiu". Në ndeshjen e fundit Skënderbeu barazoi 0-0 me Lushnjën në transfertë.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?