Skënderbeu largohet nga 'play-out-i', Memelli: Do ishte tragjedi nëse nuk fitonim me Apoloninë

Kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat, përveç kreut që është një enigmë e vërtetë edhe fundi i klasifikimit në Superligë është një ekuacion me shumë pikëpyetje. Pas ndeshjeve të së hënës Skënderbeu është skuadra që ka bërë rikuperimin më mahnitës, duke dalë edhe nga zona ‘play-out’, pasi aktualisht renditet në vendin e shtatë. Kjo për shkak të fitores 2-0 kundër Apolonisë.

“Ajo ç’ka kam kërkuar nga skuadra në fillim është që nëse kemi bërë deri në këtë moment kemi bërë gjëra të mira, kjo mund të kthehej në tragjedi kundër Apolonisë në rast se nuk fitonim. Çdo rezultat tjetër përveç fitores nuk na interesonte. Padiskutim ne do t’i shkojmë kampionatit deri në fund për të bërë më të mirën e mundshme që të eliminojmë ‘play-out-in’,”-deklaroi Migen Memelli, trajner i Skënderbeut.

Ndërkohë ndryshe paraqitet situata për Kastriotin, që javët e fundit ka humbur shumë terren dhe ka zbritur në zonën e ftohtë. Humbja 1-0 me Vllazninë i përkeqësoi akoma më shumë pozitat.

“Kishim objektivin tonë që në pozitat që ishim të merrnim edhe një pikë, por futbolli ky është dhe i ka të trija rezultat. Morëm një gol nga një episod që nuk e prisnim. Këto dy ndeshjet e mbetura i kemi si finale,”-u shpreh Shkëlzen Rustami.

Ndeshjet e radhës në Superligë luhen të gjitha ditën e premte në orën 17:00.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025