Skënderbeu në ajër, por klubi jep njoftimin e rëndësishëm për të hënën

Skënderbeu pas lënies në fuqi të dënimit nga CAS është në mes të katër rrugve dhe askush përfshirë edhe drejtuesit nuk e di se çfarë do të ndodhë me ekipin për sezonin e ardhshëm. Aktualisht me sa mësohet nga Korça, ideja është që të formohet një ekip i ri I cili do të nisë rrugëtimin nga Kategoria e Dytë dhe të mbajë një emër të përfaërt me Skënderbeun, por kjo hipotezë ka pro por edhe shumë kundër.

Në një situatë të tillë ku gjithçka duket në tym, sot klubi korçar me anë të një postimi në faqen zyrtare ka njotuar se të hënën do të nisë grumbullimi. Aktualisht në kontratë me Skënderbeun janë shumë pak lojtarë, ndërkohë që ende nuk dihet trajneri, por sipas të gjitha gjasave do të jetë Bledar Devolli i cili së fundmi ndodhet në Korçë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane