Skënderbeu po riformatohet, Orges Shehi: Veteranët, peshën kryesore

Dënimi me 10 vjet mospjesëmarrje në Kupat e Europës nga UEFA ka dhënë efektet e menjëhershme tek ekipi i Skënderbeut të Korçës, që mban titullin kampion në fuqi. I pari që u largua ishte trajneri Ilir Daja, ndërsa disa lojtarë janë transferuar në kampionate të huaja.

Drejtimin e ekipit e ka marrë Orges Shehi, i cili nga kapiten, tashmë do të jetë trajneri i parë i Skënderbeut. Pas dy ndeshjeve miqësore, Shehi ka treguar situatën në të cilën ndodhet skuadra.

Jemi në një situatë që pak rëndësi ka rezultati. Lojtarët e vjetër kanë peshë, sepse kanë dalë 7 herë kampion dhe me rikthimin e tyre, ekipi do të marrë fytyrën që i takon. Soëe ishte një lojtar me vlera dhe mungesa e tij nuk është e lehtë të zëvendësohet.

Orges Shehi, trajner i Skënderbeut

Trajneri Shehi shpreson te lojtarët veteranë dhe me rikthimin e tyre në ekip, beson se ekipi do të marrë formë.

Do të punojmë me sulmuesit që kemi ose do të hapim merkaton. Ditët në vazhdim do të shihni kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet nga të rinjtë. Duke u kthyer lojtarët, skuadra merr fizionominë e vet. Dita-ditës do të vazhdojmë rrugën tonë për realizimin e objektivave.

Orges Shehi, trajner i Skënderbeut

Skënderbeu do të zbresë I pari në fushë në këtë sezon, teksa më 12 gusht do të përballet me Laçin për Superkupën e Shqipërisë.

Ndërsa në javën e parë të kampionatit më 19 gusht, do të presë Partizanin në Korçë.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane