Kategoria e Parë ka nisur sot javën e 21-të. Në Korçë, kryesuesit e Skënderbeut s'e kanë pasur të vështirë të dilnin te tri pikët, duke fituar 4-1 me Apoloninë. Pas tre fitoreve radhazi, firakët pësojnë disfatë në transfertë duke kompromentuar pozitat e tyre në zonën play-off të së Parës.
Ndeshja është kontrolluar nga djemtë e Gvozdenovic, që kaluan në avantazh në të 32 minutë me Prençin. Edhe nisja e pjesës së dytë ka folur për korçarët, që në të 47 minutë shënuan me Abdul. Bardhekuqtë do mbyllnin llogaritë me golin e Aboubakari në të 57 minutë, para se Umejiego te miqtë të shkurtonte shifrat në të 72 minutë. Në të 90 minutë Liço shënoi edhe golin e katërt për korçarët.
Me 41 pikë, korçarët vijojnë të kryesojnë Kategorinë e Parë dhe pesë ndeshje nga fundi i sezonit, duket se kanë "prekut" Superligën. Apolonia me 28 pikë mban vendin e shtatë dhe për momentin është jashtë zonës së promovimit.
Ndeshjet e radhës në Kategorinë e Parë: