'Skënderbeu' te shqiptarët e Ukrainës

'Skënderbeu' te shqiptarët e Ukrainës

Figura e  heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u përkujtua me dashuri e nostalgji nga komuniteti shqiptar në Karakurt të Ukrainës. Gjatë këtij manifestimi përkujtimor, komuniteti shqiptar në Ukrainë, e vendosi bustin e heroit kombëtar të kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Karakurt, një fshat i Ukrainës banuar nga shqiptarët prej më se 200 vitesh.  Busti Gjergj Kastriotit është vendosur në qendër të fshatit, ku shqiptarët e Karakurtit do të kenë tashmë mundësinë të identifikohen me heroin e tyre kombëtar dhe pse janë shumë larg vendit amë. 

Iniciativa e ndërmarrë nga një grup shqiptarësh me mbështetjen e Postës Shqiptare ka realizuar këtë kërkesë të kahershme të mbi 2500 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, kryesisht nga rrethinat e Korçës, pjesa më e madhe e tyre vijojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe. Kryetarja e Bashkisë Elena Zheceva, në emër të gjithë banorëve vlerësoi vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit në qendër të fshatit dhe nënvizoi rëndësinë që kjo vepër ka në forcimin e unitetit mes tyre dhe shtetit amë. Ajo falënderoi grupin iniciator për këtë nismë si një mesazh i rëndësishëm në komunikimin me diasporën tonë në Ukrainë. Më tej, ata i shoqëruan dhe në shtëpinë e Kulturës, në muzeun dhe bibliotekën e Fshatit Karakurt. 

Krahas saj, ministria e Diasporës së Shqipërisë ka parashikuar dërgimin e librave shkollore dhe një mësues të gjuhës shqipe për fëmijët e shkollës së fshatit, si dhe një grup valltarësh që do përformojnë një koncert me këngë e valle shqiptare për disa ditë./Vaticannews

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pavllo Loqja: 08/07/2019 02:11

    Krahas bustit te Skenderbeut duhet te ishin vendosur bustet e Sali Berishes Lulzim Bashes dhe sidomos busti i Ilir Netes qe ka gjakun e Avni Rustemit dhe qe eshte trim si Vojo Kushi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë