Skënderbeu uron Partizanin, Shehi: Në finale shkojmë të fortë psikologjikisht! Skuka: Kam ruajtur një gol

Skënderbeu uron Partizanin, Shehi: Në finale shkojmë të fortë psikologjikisht! Skuka: Kam ruajtur një gol

Trajneri i Partizanit Orges Shehi dhe futbollisti Xhuliano Skuka

I vlente edhe barazimi, por Partizani dominoi në çdo aspekt nga fillimi në fund Skënderbeun në ndeshjen e parë gjysmëfinale të ‘final-four’, që kampionët në fuqi e fituan me rezultatin 1-0. Në Air Albania vendosi goli i Bintsouka-s në pjesën e dytë.

“Na vjen mirë që shkojnë në finale me këtë performancë, me këto rezultate pozitive. Kjo ndikon në psikologjinë e skuadrës. Sot para ndeshjes pashë aty në stol dhe lojtarët po bënin stërvitje dhe thash me vete ‘si ka mundësi nuk luhet me 20 vetë se do I fusja të gjithë’. Kjo të jep besim,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Partizanit.

“Ndoshta ky ishte maksimumi për ne. ishte një vit shumë i suksesshëm për ne, por Partizani ishte skuadra më e mirë dhe e meritoi të fitonte,”-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

"I kënaur me formulën e final-four në këtë vit të parë eksperimental? “Ishte një mundësi, por të shohim rezultatet në fund fare. Si do finalizohet”. Do e votoni për sezonin e ardhshëm? “Do shohim, tadiskutojmë me të gjithë presidentët kush do jetë më e mira e formulës atë do zgjedhim,”-deklaroi Ardian Takaj, president i Skënderbeut.

Për Partizanin kjo ishte fitorja e 6 radhazi në këtë fund sezoni, që u ka dhënë shumë besim lojtarëve se edhe finalja e madhe do ketë të njëjtin fat.

“Mendoj që jemi në formë shumë të mirë dhe shpresojmë ta mbajmë kështu ritmin. Kemi edhe një ndeshje shumë të rëndësishme që është finalja, por kam besim që do fitojmë,"-tha Arinaldo Rrapaj, futbollist i Partizanit.

“Çdo ndeshje futem për të shënuar, por pastaj detajet e vogla bëjnë diferencën. Besoj që e kam rezervuar golin për në finale,”-u shpreh Xhuliano Skuka, futbollist i Partizanit.

Partizani në finalen e madhe të titullit, më 26 maj, do përballet me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal Egnatia-Vllaznia. Megjithatë në gjysmëfinalen me Skënderbeun ra në sy, se ndryshe nga çfarë pritej dhe ishte thënë për një kohë të gjatë, kishte shumë pak tifozë. Këtë gjysmëfinale e ndoqën afërsisht 4 mijë dashamirës dhe jo gjithçka shkoi mirë. Në kthim, autobusët e tifozëve të Skënderbeut, janë goditur në hyrje të qytetit të Elbasanit, por fatmirësisht nuk ka patur të plagosur dhe vetëm dëme materiale.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Uragani' kuqezi zhvendoset në Dusseldorf, priten 30 mijë shqiptarë kundër Spanjës

'Uragani' kuqezi zhvendoset në Dusseldorf, priten 30 mijë shqiptarë kundër Spanjës