Skenografia befasuese/Koka
të prera në sfilatën e Gucci-t

Skenografia befasuese/Koka<br />të prera në sfilatën e Gucci-t<br>
Gucci ka paraqitur koleksionin e tij vjeshtë/dimër 2018/2019 në dutën e dytë të javës së modës në Milano, e cila vazhdon deri në 26 shkurt. Pritshmëritë, si për çdo sfilatë të dizenjuar nga Alessandro Michele, drejtori krijues që prej janarit 2015, ishin tepër të larta dhe të nxitura nga vetë kompania, e cila kishte zgjedhur si ftesë për mysafirët një klesidra portokallim e cila tregonte numërimin së prapthi të fillimit të sfilatës dhe ishte futur në një qese të tejdukshme me sipër mbishkrimin “Ljamërohen prindërit, përmbajtje eksplicite”.

Një lajmërim ironik por me kuptim, duke parë tonin rrëqethës dhe thuajse makabër të sfilatës, e kthyer në një sallë të rreme operacioni me shtretër dhe drita të varura, karrige plastike si ato të sallës së pritjes, mure me një të gjelbër spitalore dhe në sfond, matësi i rrahjeve të zemrës dhe pajisjet e tjera të sallës së operacioneve.

Por ajo që ra më tepër në sy, veç veshjeve, ishte parakalimi me koka dylli të prera i disa prej modelëve.

Disa nga modelet e Gucci-t në sfilatën e Milanos

s.k/Shqiptarja.com

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën