Semmering, Austri - Lara Colturi, përfaqësuesja e Shqipërisë në Kupën e Botës për Skitë Alpine, nuk ka mundur të mbyllë lëshimin e dytë në disiplinën e Slalomit Gjigant dhe për rrjedhojë nuk ka marrë pikë.

Në ndalesën e radhës të këtij sezoni në Semmering, italo-shqiptarja e mbylli lëshimin e parë në vendin e tretë me kohën 57 sekonda e 28 të qindtat, ndërsa lëshimin e dytë nuk mundi ta mbyllte për shkak të një gabimi që në nisje të garës.

Për rrjedhojë, 19-vjeçarja jonë së bashku me Giorgia Collomb dhe Paula Moltzan nuk mundën të mbyllnin garën dhe t'i jepnin vetes pikë. Kjo është gara e dytë, pas asaj të Francës, që Colturi nuk mundet ta mbyllë, por garimi i sotëm ishte më shumë se i vështirë për vetë kushtet e pistës.

Lara Colturi do dalë sërish nesër në këtë pistë, por në disiplinën e Slalomit Special, aty ku dëshiron podiumin për herë të katërt këtë sezon. Më herët skiatorja kuqezi është ngjitur në podium në Levi, Gurgl dhe Copper Mount.

Sa i takon garës së sotme, austriakja Julia Scheib u rendit e para, ndjekur nga zvicerania Camille Rast dhe suedezja Sara Hector.

Renditja pas garës së sotme