Botërori i Skive/ Lara Colturi, kualifikohet në finalen e Kupës së Botës, Veliaj: Vëmendja ndaj sportit po jep fryte

Pas sukseseve në mundje dhe në atletikë, sportistët e Sport Klub Tiranës vijojnë të dhurojnë rezultate të shkëlqyera në garat ndërkombëtare për Shqipërinë dhe ngjyrat Kuq e Zi. Këtë fundjavë është skiatorja e talentuar, Lara Colturi, që garon për Shqipërinë, e cila arriti të kualifikohet në finalen e ‘sllallomit gjigand’ në Solden.

Skiatorja që mbron ngjyrat “Kuq e Zi” është renditur e 16-ta në etapën inaguruese. Ndalesa e radhës është me 16 Nëntor në Levi.

Në mbështetje të sportistes së re, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vëmendja ndaj sportistëve shqiptarë po jep rezultatet e pritshme, si në mundje dhe atletikë, e tani edhe në ski.

“E filluam këtë verë në Paris, ku dy mundësit tanë sollën medaljet e para olimpike për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur sot që mbështetja e Bashkisë së Tiranës, me Larën, kampionen tonë, e ka çuar atë në 16 më të mirat e botës. Duke patur parasysh se Lara është sa gjysma e moshës së më të mirave të botës, do të thotë se e ardhmja është përpara. Jam shumë i lumtur që politikat tona sportive në Shqipëri, e sidomos të Bashkisë së Tiranës, na kanë nderuar me gocën tonë”, tha Veliaj.

Kjo arritje e Lara Colturit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të sportistëve të rinj dhe mbështetjes së Bashkisë së Tiranës për suksesin e tyre në garat ndërkombëtare.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përfundon mbledhja e grupit të PS, porositë që u dhanë për deputetët! Zbulohen datat kur Rama do jetë në Selanik e Londër! Më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025

Përfundon mbledhja e grupit të PS, porositë që u dhanë për deputetët! Zbulohen datat kur Rama do jetë në Selanik e Londër! Më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025