SKOCI - Një burrë e kaloi natën e parë të martesës në qeli pasi theu rregullat e lirimit të tij me kusht. Clinton Reid kaloi natën në hotel me nusen e tij të re, por menjëherë aty mbërritën oficerët e policisë.
Ata e kishin paralajmëruar dhëndrin se duhet të qëndronte në shtëpi për shkak të kushteve të lirimit me kusht.
Kështu, nata e tij romantike u kthye në një makth që përfundoi deri në arrestim. Reid u paraqit në gjykatë ditën e hënë. Avokatja e tij tha se ky ishte një rast i pazakontë.
"Ka rrethana shumë të pazakonta në këtë rast. Ai u martua në 24 tetor dhe kishte paguar për dy netë për vete dhe për gruan e tij për të qëndruar në një hotel.
Kjo ishte një dhuratë për martesë nga nëna e tij", tha avokatja e Clinton Reid. Gjatë seancës në gjykatë, Reid pranoi fajin e tij dhe i shpëtoi dënimit me burg, por u gjobit me 250 paund për shkak të pamaturisë së tij.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com