SKOCI - Ngjarje e rëndë në Skoci. Një helikopter i policisë është rrëzuar mbi çatinë e një diskoje në Gllasgou, ditën e premte në orën 22:25.
Sipas raportimeve të policisë, 8 persona kanë humur jetën. Ndërsa 32 të plagosur janë dërguar me urgjencë në spital.
Në bordin e helikopterit ndodheshin 2 oficerë policie dhe një pilot civil. Nga përplasja e fortë në diskon Clutha, një pjesë e çatisë u shemb duke zënë poshtë gërmadhave disa persona. Në momentin e përplasjes, rreth 120 persona gjendeshin brenda ndërtesës.
Policia deklaroi se kishtin arritur të kontaktonin me disa nga personat ende të bllokuar në disko, por po tregoheshin të kujdesshëm në operacionet e shpëtimit pasi mund të shembej edhe pjesa tjetër e ndërtesës.
Kryeministri britanik David Cameron dhe lideri i opozitës Ed Miliband u shprehën ngushëllimet familjarëve të të vdekurve.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com