Skoci/ U kapën në shtëpi bari me 3 mijë rrënjë kanabis, do fitonin 1.7 milionë stërlina! 2 shqiptarët dënohen me 7 vite e 2 muaj burg

Skoci/ U kapën në shtëpi bari me 3 mijë rrënjë kanabis, do fitonin 1.7 milionë stërlina! 2 shqiptarët dënohen me 7 vite e 2 muaj burg

Indrit Saraci and Adiol Hila

Dy shqiptarë janë burgosur pasi u deklaruan fajtorë pas zbulimit të një kultivimi kanabisi me vlerë rreth 1.7 milionë stërlina në Dundee të Skocisë.

Sipas mediave të huaja, të hënën e 8 janarit të këtij viti, oficerët ekzekutuan urdhra kontrolli në Rrugën Lorne dhe Rrugën Ash, ku u gjetën rreth 3000 bimë kanabis.

Indrit Saraçi, 27 vjeç, u dënua me tre vjet e nëntë muaj dhe Adiol Hila, 37 vjeç, u burgos me tre vjet e katër muaj kur u paraqitën në Gjykatën e Sherifit të Dundee të martën e 1 tetorit.

Detektivi Luke Doogan tha se po punohet për të bërë të mundur kapjen dhe venien para përgjegjësisë të personave të tjerë që merren me kultivimin e kanabisit. 

“Droga mund të ketë një ndikim shkatërrues te njerëzit dhe kjo tregon vendosmërinë tonë për t’i larguar këto substanca të dëmshme nga komunitetet tona dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në furnizimin e tyre”, tha ai. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr