Skrapar/ Po nxirrte mermer, 55 vjeçari humb jetën në punë, arrestohen përgjegjësit e firmës, njëri prej tyre shtetas grek

Skrapar/ Po nxirrte mermer, 55 vjeçari humb jetën në punë, arrestohen përgjegjësit e firmës, njëri prej tyre shtetas grek

Foto ilustruese

SKRAPAR -  Një 55 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti teksa po punonte pë nxjerrjen e mermerit. Ngjarja u shënua në në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar.

Sipas policisë viktima, Arben Piro, 55 vjeç banonte në Skrapar. Në pranga kanë rënë dy përgjegjësit e firmës njëri prej tyre shtetas grek. Ata janë Jordan Maçolli, 68 vjeç banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik dhe Karail Sterjos 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.

“ Arrestimi i tyre u bë, pasi në firmën ku këta shtetas janë të punësuar, është aksidentuar dhe  ka ndërruar jetë shtetas Arbern Piro, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme” informoi policia e Beratit.

Dy përgjegjësit e firmës, një grek e në shqiptar u arrestuan në flagrancë për akuzën "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Ky është aksidenti i dytë në punë që ndodh në një firmë të përpunimit të mermerit brenda 3 ditësh.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa