11 persona të arrestuar, 14600 rrënjë kanabis të asgjesuar dhe dy automatik kallashnikov është bilanci i policisë së Beratit në fshatin Dobrenjë.

Sipas policisë personat e arrestuar dyshohet se janë pjesë të një rrjeti narkotrafiku që merrej me kultivimin dhe kujdesej për parcelat në zonën e pyllëzuar të fshatit.

Të arrestuarit janë kryesisht persona të punësuar nga mosha 26 vjeç dhe më i madhi prej 11 të arrestuarve është 57-vjeçari Fadil Tashallari.

Me hetimin e këtij grupi po merret Prokuroria e Beratit ndërsa ky grup përbehej nga 4 persona nga Fieri, 2 nga Tepelena, 2 nga Levani, 1 nga Saranda , 1 nga Gramshi dhe 1 nga Tirana.

Të arrestuarit nga policia janë personat e mëposhtëm:

1. Leandro Myrteli, 26 vjeç, banues në Fier
2. Donald Velo, 20 vjeç, banues në Fier,
3. Alket Kurti, 34 vjeç, banues në Tiranë,
4. Sefedin Marku, 24 vjeç, banues në Sarandë,
5. Lorenc Alikaj, 27 vjeç, Banues në Tepelenë,
6. Virion Tushallari, 33 vjeç, banues në Levan,
7. Redion Hamzaj, 28 vjeç, banues në Fier,
8. Ilir Omeri, 22 vjeç, banues në Fier,
9. Fadil Tushallari, 57 vjeç, banues në Levan,
10. Barjam Cjapi, 23 vjeç, banues në Tepelenë,
11. Andrea Arixhiu,41 vjeç, banues në Gramsh.


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com