SKRAPAR- Dy turiste të huaja kanë pësuar difekt me motoçikletën e tyre. Gjatë ditës së sotme në rrugën Servan-Çepan, kanë qënë duke udhëtuar me një motoçiklet tip Piaggio dy turiste të huaja. Në vendin e quajtur "Pularia" motoçikleta e tyre kishte pësuar difekt dhe për pasojë kishin mbetur në rrugë.
Menjëherë sapo telefonuan në Sallën Operative u nisën shërbimet e policisë Skrapar, të cilët brenda një kohe të shkurtër i gjetën të dyja turistet e huaja, të cilat i transportuan për në Komisariatin e Policisë Skrapar bashkë me motoçikletën e prishur.
( Motoçikleta e turisteve të huaja )
Më pas turistet falenderuan punonjësit e policisë për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe për korrektësinë që treguan. Ndërkohë policia e Skraparit ka njoftuar se është në shërbim të turistëve të cilët janë të lutur të telefonojnë për çdo problem në numrin e telefonit 112.
( Policët e Skraparit dhe turistet e huaja )
Nese te prishet mjeti,vjen karrotreci dhe kundrejt EUROVE te transportojne.Ndersa tek ne vjen Policia qe paguhet me taksat tona.
Përgjigju