SKRAPAR - Zbulohen dhe asgjësohet 41 rrënjë kanabis sativa në një fshat të rrethit të Skraparit. efektivët e seksionit kundër narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin e policisë Skrapar kanë realizuar operacionin e koduar "Vala”, gjatë të cili ka nisur hetimi në gjendje të lirë në ngarkim të Shefqet Tarellarit, 77 vjeç, banues në fshatin Valë, Komuna Vendreshë, Skrapar.
 
Veç të moshuarit, policia ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë me iniciale E. T., 37 vjeç, dhe A.T., 29 vjeç. Sipas zëdhënëses së policisë, Valbona Qafa proçedimi penal në ngarkim të personave të mësipërm ka filluar pasi gjatë monitorimit ajror me helikopter është konstatuar një parcele e mbjellë me bimë narkotikote që dyshohet se i përkiste aty.
 
Menjëherë policia ka organizuar punën për asgjësimin e saj dhe brenda një kohë të shkurtër u arrit lokalizimi i saktë i vendodhjes së parcelës me bimë nartkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 431 gramë lëndë narkotike marijuanë si dhe u asgjesuan me djegje 40 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)