Skuadra kampione në fuqi e Superligës, Partizani, e ka nisur me humbje edicionin e ri të kampionatit. Të kuqtë e drejtuar nga Lerda janë mposhtur 1 me 0 nga Kukësi në "Elbasan Arena", duke konfirmuar kështu verilindorët si një nga ekipet pretendente për të fituar Superligën.
Takimi nisi me një lojë të babarbartë, por me kalimin e minutave skuadra e Shpëtim Duros mori epërsinë në fushë. Pas disa tentativave në minutën e 38 Kukësi fitoi një penallti falë mbrojtësit të të kuqve Boldor, i cili ndërhyri gabimisht ndaj Ethemit. Ekzekutimin e mori përsipër Vasil Shkurtaj i cili nuk gaboi përballë Alban Hoxhës.
Kaq në pjesën e parë, ndërsa në të dytën nervat nuk munguan. Pas një përplasje në nerva e sipër Solomon për Partizanin dhe Bruno Lulaj për Kukësin u larguan me të kuq nga gjyqtari Jorgji. Në minutat në vijim Partizani u tregua me këmbëngulës dhe rrezikoi portën e Avdylit, por në asnjë rast nuk mundi të barazonte shifrat.
Në fund, ajo që vlen është se Kukësi e nis me fitore kampionatin dhe arrin të hakmerret ndaj Partizanit që 5 ditë më parë e mposhti për Superkupën e Shqipërisë.
Iku Gega , erdhi Breshkaxhiu sbo ma hajr Partizoni
Përgjigju