'Skuka do ndihmën tonë', Orges Shehi para debutimit zyrtar: Të jesh te Partizani është përgjegjësi e madhe

'Skuka do ndihmën tonë', Orges Shehi para debutimit zyrtar: Të jesh te Partizani është përgjegjësi e madhe

Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Partizani dhe Teuta luajnë nesër në 17:00 në "Arenën e Demave". Sfida e javës së 19-të për Superligën rikthen skuadrat në fushë për këtë vit, teksa te Partizani do debutojë në stol edhe Orges Shehi. Durrsaku zhvilloi një mini-fazë përgatitore me të kuqtë dhe ishte në stolin e ekipit në dy ndeshje miqësore në Turqi, teksa nesër do debutojë në një duel zyrtar. Për mediet, durrsaku tha se Xhuliano Skuka nuk është gati, ndërsa trajneri u ndal në disa tema.

"Në profesionin të cilit unë i kam hyrë prej 5 viteve i ka këto lëvizje, kthehem në një klub që e kam lënë komplet tjetër dhe e gjej komplet të ndryshuar. Siç ka ndryshuar klubi, ka ndryshuar edhe pozicioni im, kam qenë në rolin e lojtarit dhe kapitenit ndërsa tani jam në atë të të trajnerit. Sigurisht që pritshmëritë janë të mëdha, duke ditur edhe objektivat që ka klubi dhe është përgjegjësi e madhe ta drejtosh këtë klub", tha fillimisht Shehi.

Trajneri u ndal edhe te fakti se pas 30 vitesh në futbollin shqiptar, më herët si lojtar dhe tanimë trajner, në çdo javë luan me ish-ekipet e tij.

"E nisim kampionatin pas një pauze, është ndeshja ime e parë dhe gjithsecili kërkon të bëjë më të mirën. Pas një karriere të gjatë, se kam rreth 30 vite në futbollin shqiptar, që nga viti 1994 dhe kam ndërruar shumë skuadra. Kështu i bie që sa herë të përballem është një ish-skuadër. Ndaj ish-skuadrave gjithmonë ruaj respekt të ndërsjellë siç i takon një profesionisti, kurse në fushën e lojës dua të gjitha ndeshjet t’i fitoj. Në futboll nuk ka skuadra të lehta, ka skuadra dhe kundërshtarë të vështirë", tha ai.

Duket se Skuka nuk është në gjendjen e duhur fizike dhe për këtë trajneri kërkon durim.

"Skuka e njeh mirë ambientin, ka ndjenjë të mirë kolektiviteti me çunat, nuk mendoj se do kohë për përshtatje. Ai vjen pas një periudhe që ka qenë pushim, ndaj i duhen pak ditë për të qenë në gjendjen e tij më të mirë dhe për t’i marrë të gjithë cilësitë që ka. Skuka është i gatshëm, është në grumbullimin e skuadrës por është një situatë ku ai ka nevojë për ndihmën tonë. Duhet të jemi pak të duruar e kujdesshëm se është lojtar me mjaft vlera, edhe kur u kthye është pjesë e rëndësishme për të arritur objektivat e duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket gjendjes së tij fizike. Duhet që ai të gjejë gjendjen e tij fizike me minutazhin dhe kohën e duhur, pastaj të na ndihmojë ai me cilësitë që ka", tha durrsaku.

Shehi foli edhe për gjëndjen e ekipit, duke shpresuar në një rikthim të Prekës sa i takon prapavijës.

"E kam gjetur skuadrën me 3 qendërmbrojtës dhe shpresojmë të na kthehet Preka dhe bëhen katër, se Bytyçi do të mungojë për disa muaj. Kështu që me këto që kam gjetur, kam gjetur dëshirën, të rinj që kërkojnë të rriten. Më e rëndësishme në futboll është dëshira dhe përkushtimi ndaj profesionit se po t’i kesh, është më e lehtë të përmirësohesh e rritesh. Duke u rritur gjithsecili nga pak, bëjmë atë gjënë e madhe pastaj që gjithsecili ka pjesën e vet të gjithë këtij ingranazhi që kërkon të lëvizë skuadrën", tha Shehi mes të tjerash.

Partizani me 32 pikë pozicionohet në vendin e dytë, pesë pikë pas Egnatias kryesuese. Teuta me 16 pikë mban vendin e fundit, duke vuajtur një moment "jo".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?