Skulptori britanik Moore
nga sheshet e botës edhe në Tiranë

Skulptori britanik Moore<br />nga sheshet e botës edhe në Tiranë
Galeria Kombëtare e Arteve dhe Këshilli Britanik sjellin për herë të parë para publikut shqiptar një ekspozitë personale të njërit prej artistëve më të njohur britanikë në skenën ndërkombëtare të artit, skulptorit Henry Moore (1898 – 1986).

Ekspozita hapet në 13 shtator 2013, në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Kjo ekspozitë përmban tetëdhjetë e gjashtë vepra, nga të cilat tetëdhjetë grafika kryesisht ne teknikat e gravurës dhe litografisë krijuar gjatë viteve 1949–1983, dhe gjashtë makete skulpturash në bronz. Gjithashtu në ekspozitë përfshihen edhe nëntë fotografi të skulpturave të realizuara dhe të vendosura në hapësira të ndryshme.

Grafikat janë pjesë e serisë prej mbi 200 grafikash që artisti i dhuroi Koleksionit të Këshillit Britanik në vitin 1984 me rastin e 50-te vjetorit të themelimit të kësaj organizate.
Skulpturat në bronz në këtë ekspozitë janë të përmasave të vogla dhe Moore i konsideronte makete. Ai përpara se ti prodhonte veprat e tij në dimensionin e tyre përfundimtar bënte makete të vogla për ta studiuar më mirë formën e tyre.

Fotografitë tregojnë marrëdhënien që Moore kërkonte mes skulpturës dhe ambientit ku vendosej.  Veprat e Moore ndodhen në muze dhe sheshe publike në qytete të rëndësishme anembanë globit. Ai është nderuar me shumë çmime dhe tituj ku nga më të rëndësishmit përmendim Çmimin Ndërkombëtar të Skulpturës në Bienalen e Venecias 1948.

Punët e përfshira në këtë ekspozitë

Ekspozita përmban 80 grafikë të cila tjanë grupuar në tetë grupe të prodhuara nga viti 1949 deri në1983, duke përfshirë një nga emat më të njohura të Moore, Nëna dhe Fëmija dhe Figurat e Shtrira, pesë makete dhe një model të së njëjtës periudhë.

Ekspozita gjithashtu përmban edhe nëntë fotografi të skulpurave të bëra në Perry Green(shtepia e Moore) si dhe momente të artistit në studion e tij.


Redaksia Online
(j.k/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024