Skulptori shqiptar çel
ekspozitë personale në SHBA

Skulptori shqiptar çel<br />ekspozitë personale në SHBA
UASHINGTON - "Structural Elements" është titulluar ekspozita e skulptorit të njohur shqiptar Kreshnik Xhiku. Artisti që prej kohës banon në Amerikë ka çelur ekspozitën e tij personale në Galerinë e Lidhjes së Arteve, në Aleksandria afër Uashingtonit. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 7 tetor. Arti skulptural i Kreshnik Xhikut i përket kryesisht rrymës abstrakte.

Skulptori Kreshnik Xhiku pohon se “Abstraktja i jep mundësi artistit të dalë jashtë standardeve kufizuese, sepse prej më shumë se një shekulli skulptura abstrakte ka ofruar truall për eksperimente të tilla në formë, përmasë, dhe teknikë, duke u shkëputur nga metodat tradicionale”.

Karrierën si artist, Kreshnik Xhiku e ka filluar që në Shqipëri, i diplomuar e në Akademinë e Arteve ne Tiranë dhe më pas punoi profesor aty. Në SHBA Kreshnik Xhiku ka nisur të bëhet një emër i njohur në botën e artit. Punimet e tij janë ekspozuar në shumë vende në Evropë e SHBA. Skulpturat e Kreshnikut zbukurojnë sot parqe e hapësira publike.
Përveç skulpturës abstrakte, pasioni i Nik Xhikut, siç e thërrasin në Amerikë është skulptura monumentale.

Ndër veprat e tij përfshihen “Shtatorja e Skënderbeut” mbi kalë në sheshin e kishës katolike shqiptare të Shën Palit në Michigan; ajo e “Nënë Terezës” në një park publik në Ohajo, shtatorja e Ahmet Zogut në Tiranë; apo busti i Skënderbeut në Londër. Dora e këtij skulptori shqiptar ka lënë gjurmët e veta edhe në Memorialin që Amerika ngriti para disa viteve për të rënët e saj në Luftën e Dytë Botërore.
 
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024